Maduro shpall fitoren në zgjedhje,
priten sanksione nga Perëndimi

Maduro shpall fitoren në zgjedhje,<br />priten sanksione nga Perëndimi
Nicolas Maduro shpall fitoren e forcës së tij politike Partia Socialiste e Bashkuar e Venezuelës në zgjedhjen e trupit të ri legjislativ që do të zëvendësojë Asamblenë aktuale Kombëtare.
 
Asambleja Kushtetuese do të përbëhet nga 565 anëtarë.
 
Në zgjedhjet e së Dielës, opozita e vendit nuk pranoi të garonte sepse i konsideronte një ˝akt mashtrues˝ nga ana e Maduros.
 
Asambleja e fundit kontrollohej nga forcat opozitare të Venezuelës, të cilit kishin siguruar 112 vende nga 157 në vitin 2015.
 
Ata tentuan të mbanin një referendum për qëndrimin në pushtet të presidentit Nicolas Maduro në muajin prill, i cili e hodhi e poshtë.
 
Zgjedhjet u mbajtën nën një klimë konfliktuale politike dhe sociale në shtetin latin ku prej muajsh studentë, punëtarë dhe përkrahës të opozitiës venezuelase kërkon dorëheqjen e presidentit Maduro si shkaktar i krizës së rëndë ekonomike.
 
Që pas vdekjes së presidentit Hugo Chavez në vitin 2013 dhe ardhjes në pushtet të bashkëpunëtorit të tij Nicolas Maduro, regjimi politik në vend është kthyer në drejtim autoritarist.
 
Maduro akuzohet nga kundërshtarët e brendshëm politikë se po zapton të gjitha insitucionet.
 
Perëndimi dhe veçanërisht SHBA kanë kritikuar zgjedhjet e fundit në Venezuelë si ˝nëpërkëmbje të vullnetit politik të shoqërisë ˝.
 
 Pavarësisht se Maduro duhet të stabilizojë rendin dhe të ndalojë përplasjet e dhunshme me opozitarët, pak shpresa janë se situata do tˈi kthehet normalitetit.
 
Liderët e opozitës kanë bërë thirrje për protesta ndaj zgjedhjeve të fundit të cilat i konsiderojnë farsë.
 
 Në një postim në Twitter, Donald Trump e etiketoi Maduron si një ˝lider të keq˝.
 
Shteti amerikan ka paraljamëruar së në rast mospezullimi të zgjedhjeve të Asamblesë Kushtetuese, ata do të marrin sanksione ekonomike ndaj Venezuelës.
 
Një protestues antiqeveritar i quajtur Victor tha se edhe nëse sanksionet e SHBA-së do të veprojnë në dëm të ekonomisë së vendit, ato janë e vetmja mënyrë për të detyruar qeverinë e Maduros të tërhiqet nga reformat ekonomike.
 
Brazili, Kolumbia dhe Meksika i kanë dënuar njëzëri zgjedhjet në Venezuelë.
 
Ndërsa i vetmi shtet në Amerikën Latine, Nikaragua i ka bërë thirrje vendeve të botës të njohin zgjedhjet për Asamblenë Kushtetuese, të cilat duhen vlerësuar si ˝një arritje demokratike˝.
 
Redaksia Online
d.v./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Përplasja e bandave në Elbasan, C4 që do kishte shkaktuar masakër në treg! Çfarë rrëfeu shënjestra: Isha postieri, shënjestra…

Përplasja e bandave në Elbasan, C4 që do kishte shkaktuar masakër në treg! Çfarë rrëfeu shënjestra: Isha postieri, shënjestra…