Maersk Group në Shqipëri, nismë
të përbashkët me Grupin Balfin
Maersk Line, linja më e madhe e anijeve të kontenjerëve në botë është e pranishme me shërbimet e saj në Shqipëri. Përfaqësuesit e kësaj firme shprehen shumë të kënaqur për fillimin e shërbimeve javore në Portin e Durrësit.
Maersk Line, linja më e madhe e anijeve të kontenierëve në botë është e pranishme me shërbimet e saj në Shqipëri. Përfaqësuesit e kësaj firme shprehen shumë të kënaqur për fillimin e shërbimeve javore në Portin e Durrësit.
Maersk do të përfaqësohet në Shqipëri nga Stella Mare, një sipërmarrje e përbashkët nga Milpsed dhe Balfin Group, duke vijuar bashkëpunimin e suksesshëm në fushën e logjistikës dhe transportit.
Stella Mare do të fokusohet në ofrimin e shërbimeve për konsumatorët në Shqipëri dhe Kosovë, dhe të vazhdojë zgjerimin e pranisë së Maersk në rajon.
Maersk do të ofrojë shërbimin më të shpejtë në Shqipëri për kontenjerët frigoriferike nga Amerika e Jugut, dhe shërbim të përkushtuar nga të gjitha portet e Azisë dhe Evropës për në Shqipëri.
"Rëndësia e hyrjes së Maersk në Durrës dhe në Shqipëri është një arritje shumë e madhe dhe kjo do të ndihmojë shumë që Porti i Durrësit të bëhet një pikë qendrore rajonale shërbimesh për Shqipërine dhe Evropën Juglindore", thotë Drejtori i Stella Mare.
Duke e bërë Durrësin portin e fundit në Adriatik, Maersk zgjerojnë hartën e tyre të ofrimit të shërbimeve dhe prezantimit të mundësive më të mira për importuesit dhe eksportuesit e rajonit.
"Ne besojmë se Porti i Durrësit është një qendër logjistike në rritje për rajonin, dhe është e rëndësishme që Maersk është pjesë e saj, siç tregohet nga ndryshimet e fundit në legjislacionin përkatës për të lejuar Kosovën që të ketë autorizim të drejtpërdrejtë doganor nga Porti i Durrësit duke rritur potencialin e Durrësit si një port rajonal”- pohon Drejtori Menaxhues Rrajonal për Maersk.
Samir Mane, President dhe pronar i Grupit Balfin, shpreh kënaqësinë e tij që Balfin është duke ndihmuar Portin e Durrësit të bëhet një port i rëndësishëm për të gjithë rajonin.
Milsped është një lider rajonal në logjistikë me operim në të gjithë Evropën.
Grupi Balfin është Grupi më i madh dhe inovator i investimeve në Shqipëri dhe një ndër më të mëdhenjtë në rajon.
Maersk është kompania më e madhe në botë për transportin detar. Kjo kompani ka punësuar mbi 88.000 punonjës në mbi 130 vende. Fitimi i Maersk për vitin 2015 është rreth 1 miliard dollarë.
(Anija e Maersk Group)
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
41.6%
-
Jo
50%
-
Jam i/e dyzuar
8.4%
Vota total: 2484
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tragjedia ajrore në Uashington/ Në avionin edhe çifti i kampionëve patinatorë të famshëm! Media ruse: Bashkëshortët Syskova-Naumov ishin në bord (VIDEO)
30 Janar, 09:06
-
Durrës/ Shumë banesa ende nën ujë, evakuohen 10 familje, akomodohen te Kavalishenca! 40 ha tokë bujqësore nën ujë
30 Janar, 08:44
-
‘E shihni aeroplanin...? O Zot!’ Tragjedia ajrore në Uashington, zbardhen komunikimet mes pilotëve dhe kontrollorëve të kullës (VIDEO)
30 Janar, 08:43
-
Sot i jepet lamtumira kryepeshkopit Anastas, Patriarku Bartolomeu do drejtojë ceremoninë! Në Tiranë delegacion nga e gjithë bota e krishterë, Rama e Mitsotakis fjalim
30 Janar, 08:40
-
Veliaj pret sekretarin e Përgjithshëm të PostEurop: Tirana, qendër aktivitetesh të mëdha në 2025
30 Janar, 08:20
-
Shqipëria në mesin e 4 vendeve europiane me rënien më të lartë të fëmijëve
30 Janar, 08:12
-
Reshje dhe temperatura deri në 18 gradë...parashikimi i motit për sot
30 Janar, 08:04
-
SHBA/ Avioni me 64 pasagjerë në bord përplaset me një helikopter ushtarak, gjenden trupat e 18 viktimave (FOTO+VIDEO)
30 Janar, 07:16
-
Nxitimi mund t'ju çojë në gabime... çfarë kanë rezervuar yjet për sot
30 Janar, 07:14
-
Mero Baze: Ditën imiton Trumpin, natën ëndërron Ramën
30 Janar, 07:01
-
Udhëhoqi operacionin ushtarak për rrëzimin e Bashar al-Assad, Ahmed Al-Shaara bëhet president i përkohshëm i Sirisë
29 Janar, 23:01
-
Champions League/ Man. City fitore ‘me zemër’, turpërohen Milan e Juventus! Liverpool e mbyll në krye, skuadrat e kualifikuara në 1/8 dhe play-off
29 Janar, 22:58