Maestro Agron Aliaj trajtim
intensiv në reanimacion

TIRANE- Maestro Agron Aliaj është ende në reanimacionin e Spitalit Ushtarak. Gazetarët tanë folën dje me një prej infermierëve që kujdesen për të dhe konfirmuan gjendjen e paqëndrueshme shëndetësore të koreografit të njohur aksidentuar mbrëmjen e së mërkurës, teksa kalonte nga trotuari i operas në anën tjetër të bulevardit.

Sipas informatave të marra ai vijon të jetë në trajtim intensiv në reanimacion ndërsa vizitat janë mjaft të rralla për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.

Një natë më parë, drejtori i TKOB Zhani Ciko tha se maestro Aliaj është përmirësuar, por në spital konfirmuam faktin se medias po i mbahet e fshehtë gjendja reale e e shëndetit të tij dhe informacionet në këtë drejtim janë mjaft të rezervuara.
(dhh/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Kumti letrar i Ismail Kadare’, sonte në 22:00 ‘Elektroshok’ nga profesor Ardian Ndreca në Report Tv

‘Kumti letrar i Ismail Kadare’, sonte në 22:00 ‘Elektroshok’ nga profesor Ardian Ndreca në Report Tv