Si është gjendja e pyetën inferimieren kujdestare. “Ç’ka”, u përgjigj ajo me një keqardhje të dukshme duke rrëfyer se gjendja e tij shëndetësore ishte mjaft e luhatshme. Në atë kohë artisti Aliaj ishte nën efektin e qetësuesve në gjendje të përgjumur. Mësuam se koreografi këmbët dhe njërën nga duart nuk i ndjente kur ia preknin kur dilte nga gjendja e përgjumjes, mund të fliste dhe komunikonte me të pranishmit. Por, ndërsa gjendja e tij e përgjithsme e organizmit është e përmirësuar dhe pa dëmtime serioze në trup, problemi më madh është thyerja që ka pësuar në qafë gjatë aksidentti.
“Nga goditja janë thyer tri vertebra të qafës”, tha një nga mjekët mbikëqyrës dje për Shqiptarja.com. Ai shpjegoi se ky është rreziku më i madh për fatin e shëndetit të tij në të ardhmen, sepse për pasojë ka edhe një dëmtim të lehtë të placës, pwr shkak tw thyerjeve, shërimi i se cilës varet nga reagimi optimal ose jo që mund të bëj organizmi i tij. Ndërkohë që mjeku kujtoi edhe faktin se për moshën e tij është akoma më e vështirë.
Ky dëmtim sipas mjekut ka sjellë edhe një paralizë të lehtë të trurit, që sjell herë pas here luhatje të ndërgjegjes.
Mjeku shpjegon se pwr momentin,“praliza e lehtë e trurit ka ndikuar në pandjeshmërinë e këmbëve dhe të duarve”.
I pyetur se pwrse nuk po operohet ende për të dalë me urgjencë jashtë rrezikut, mjeku specialist tha për gazetën se vertebrat e qafës kanë thyerje dhe vendimi për të kryer këtë opracion varet nga vendimi i familjes, e cila mendon që ta operojë në Amerikë.
Ndërkohë mjeku ka shpjeguar edhe shkallën e vështirësisë së këtij opracioni dhe rrisqet në të ardhmen, të cilin megjithatë, sipas tij mjekët tanë e marrin përsipër.
“Familjarët e Agron Alisë preferojnë Amerikën, sepse në asnjë rast nuk i dihet rezulatit pas operacionit, kudo që ai të bëhet”, tha mjeku për Shqiptarja.com.
Sipas tij ky operacion mund të dalë me sukses, por “varet nga përgjigjja e organizmit, aftësitë rikuperuese dhe pasoja të tjera të paparashikueshme, që mund të vinë edhe nga një lëvizje e gabuar e pandërgjeshme e pacientit pas operacionit.
Është një operacion që predispozohet se ka gjasa ta shpëtojë artistin Agron Aliaj nga kjo fatkeqësi, por nuk përjashtohet mundësia që edhe pas një gjendje të përmirësuar të kthehet në gjendje paralize. Pra, vihet në pikëpyetje shëndeti I artistit.
“Për shkak të lëndimit në palcë po vështirësohet edhe vendimi i familjes për ta kryer opracionin në Shqipëri. Rrisqet janë të njëjta kudo që ta bëjë këtë operacion”, pohon mjeku mikqyrës për shqiptarajja,com, por i vetmi ndryshin po të vendoste familja për ta bërë në Shqipëri, është se këtu do të kushtonte 100.000 lekë të reja, ndërsa në opracioni në Amerikë do të kërkonte një shumë jashtëzakonisht të madhe, që edhe po të lehtësohej nga transporti dhe ndihma që mund t’i japë shteti shqiptar, do të duheshin së paku 4 milion lekë të reja për të përballuar të gjitha shërbimet. (shqiptarja.com)