TIRANE - Duket se Sacra Corona Unita ka gjetur një terren pjellor në trafikun e armëve në Shqipëri. Trafiku i armëve ka qenë nën kontrollin qeveritar, më parë nga kompania shtetërore MEICO, roli i së cilës u zbeh shumë pas skandalit të Gërdecit.
Këtu doli në skenë kompania private UNIMESCO, e regjistruar zyrtarisht edhe për ndërtime civile e ekonomike dhe për materiale ndërtimi, si inerte, rërë, çakull, gurë, mermer etj në QKR më 28 janar të vitit 2011, shumë shpejt arriti të përfitojë të drejtën për të shitur një pjesë të madhe të armëve shqiptare jashtë. Përfaqësuesi ligjor i kompanisë është shtetasi shqiptar Lorenc Goça dhe me ortak polakun Andrzej Jerzy Izdebski.
FAVORIZIMI
Gjithë këtë privilegj duket se kompania e kishte fituar nga prania e bashkëshortes së ish-kreut të Shërbimit të Zbulimit të Ushtrisë (SHIU) Ylli Zyla. Në kushtet e një konflikti flagrant interesash, Liljana Zyla kishte themeluar një shoqëri armësh në të njëjtën ditë me UNIMESCO-n dhe madje ndanin të njëjtin ambient për bizneset e tyre për import dhe eksport të armëve.
Një ndër detyrat ligjore të SHIU-t është edhe monitorimi dhe kontrolli mbi tregtinë e armatimit, si dhe mbikëqyrja e operatorëve të licencuar që kryejnë tregti armësh në Shqipëri. Pas zbulimit të ngjarjes, ish-kreu i SHIU-t, Ylli Zyla, dha dorëheqjen.
Sipas deputetit të opozitës Erjon Braçe, dokumentet treguan në mënyrë të qartë se UNIMESCO ishte një tjetër linjë serbo-shqiptare në tregtinë e armëve e municioneve, eksplozivëve, në marrëdhënie të fortë me ministrinë e Mbrojtjes së Shqipërisë. Dy prej ortakëve të Liljana Zylës kanë themeluar të tjera kompani në Shqipëri por edhe jashtë vendit.
ORTAKËT
Andrzej Izdebzki është një biznesmen polak i fokusuar prej vitesh në tregtinë e armatimit. Kompanitë e krijuara prej tij janë të listuara si kontraktore të hershme të ministrisë së Mbrojtjes së Polonisë. Në Poloni ai rezulton pronar i të paktën dy kompanive.
Kompania e parë e themeluar prej tij është "E&K Spolka" e krijuar që prej fillimit të viteve 90-të dhe e listuar në shumë buletine të ministrisë së Mbrojtjes polake si kontraktore.
Një tjetër kompani e themeluar prej tij është "UNIMESKO Pl" e fokusuar në import-eksportin e armatimit, kompani e themeluar në vitet 2000 dhe prej së cilës duket se ka marrë emrin dhe filiali i saj në Tiranë. Izdebski rezulton dhe me një aktivitet të ngjeshur tregtar në Kroaci dhe Slloveni.
TË HUAJT
Partia Socialiste akuzoi edhe vetë ministrin e Mbrojtjes, Arben Imami, se në vetëm dy vite ka lejuar që dy kompani serbo-malazeze të arrijnë të përfitojnë “pjesën e luanit” nga shuma 200 milionë dollarësh e tregtisë me armët shqiptare.
Sipas opozitës, kompania “Montenegro Defence Industry” dhe ajo UNIMESCO kanë aksionerë serbë dhe malazezë, duke formuar një duopol në tregtimin e armëve shqiptare me vlera tepër të konsiderueshme.
Madje, “Montenegro Defence Industry” dhe UNIMESCO kanë qenë të favorizuarat e ministrisë për tregtinë e armëve shqiptare, duke lënë pas dhe kompaninë shtetërore për shitblerjen e armëve MEICO. Kompania “Montenegro Defence Industry” është dega malazeze e ndërmarrjes së madhe serbe YUGOIMPORT.
Zoran Damjanoviç është personi që i përfaqëson të dyja kompanitë si shoqëri tregtare, por edhe në marrëdhënie me ministrinë e Mbrojtjes dhe MEICO-n. MDI ka pasuar një tjetër kompani që operonte fort në tregtinë e armëve e municioneve në Ballkan, TARA-n.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 12.02.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com