TIRANE- Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës reagon ndaj 23 pyetjeve të drejtuara nga 8 deputetë socialistë që kërkojnë marrje informacioni mbi gjendjen dhe shfrytëzimin e minierave, duke nisur nga vdekjet në Minierën e Bulqizës dhe gjithë misterin korruptiv që lidhet me dhënien në konçension të kësaj miniere.

Në reagimin e saj METE thotë se nëse "deputetët PS kanë prova duhet t'i depozitojnë në prokurori".

METE e cilëson letrën “show mediatik”të deputetëve të rinjt të Partisë Socialiste pasi “shumica e pyetjeve i takojnë viteve 2000-2005 kur deputetët firmëtarë nuk kanë qënë pjesë e Partisë Socialiste.

METE kërkon që pyetjet të firmosen edhe nga deputetët e zonës Qemal Minxhozi dhe Sadri Abazi dhe se përgjigjjet do të bëhen publike shumë shpejt.