Mafia shqiptare dhe gjakmarrja
subjekt i serialit gjerman

Mafia shqiptare dhe gjakmarrja<br />subjekt i serialit gjerman
Një komisar i policisë shqiptare nuk është quajtur asnjëherë Boshko. Por kjo ndodh në një film gjerman, ku komisari është protagonist kryesor. Në fakt, Shqipëria dhe shqiptaret ishin të enjten mbrëma në qendër të vëmendjes së një prej serialeve më të ndjekur në televizionet gjermane.

Sezoni i ri i serialit policesk “Alarm për kobrën 11 ­Policia e autostradës”, ka nisur me serinë e xhiruar në Shqipëri. Blerim Destani luan një prej mafiozëve shqiptarë që marrin peng personazhin kryesor, komisarin Semir, i cili ndodhet në kryeqytetin shqiptar për të hetuar një çështje trafiku ndërkombëtar droge.

Por Semir ka vrarë në Gjermani të birin e një mafiozi shqiptar dhe këtu nis drama. I ati e rrëmben Semirin dhe kërkon hakmarrje, por polici Boshko e shpëton kolegun gjerman. Edhe kjo seri e xhiruar ne rrugët e Tiranës serish nuk u shpëton klisheve.

Në film shfaqet një Tiranë me anën e saj më të shëmtuar. Personazh kryesor është dikush që mban një emër që nuk është shqiptar, por sllav. Bashkim apo Bujar do të tingëllonte më realist. Më pas përveç ndjekjeve spektakolare në rrugët e Tiranës dhe efekteve speciale, ajo që ndjehet më shumë janë titulli “vendetta” dhe “gjakmarrja”.

Të gjitha këto janë ndjekur nga një numër rekord shikuesish për shkak të interesit të lartë që ky serial ka. Xhirimet për episodin janë bërë këtë verë në rrugët e Tiranës. /Vizion Plus/
blerim destani
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Vdekja e 38-vjeçarit në Ksamil, Policia: Po presim ekspertizën! Gazetari i akuzon: Ngjarja u fsheh, u vra me ‘JetSki’

Vdekja e 38-vjeçarit në Ksamil, Policia: Po presim ekspertizën! Gazetari i akuzon: Ngjarja u fsheh, u vra me ‘JetSki’