Mafiozi i Camorras me klinikë në Durrës, shtatë apartamente dhe 19 garazhe! Muollo merret i pandehur

Mafiozi i Camorras me klinikë në Durrës, shtatë apartamente dhe 19 garazhe! Muollo merret i pandehur

Ferdinando Muollo

Prokuroria e Durrësit ka mbyllur hetimet duke marrë të pandehur për akuzën e “Pastrimit të produkteve të veprës penale”, shtetasin italian Ferdinando Muollo. Muollo, një personazh që drejton një nëndegë kriminale të Camorras dhe që në Itali njihet ndryshe si klani “Tammaro di Lauro-Muollo”, një vit më parë është proceduar për akuzën e “Pastrimit të produkteve të veprës penale” dhe se pak ditë më parë policia dhe prokuroria shqiptare, kanë sekuestruar pasuritë e paluajtshme që përllogariten me një vlerë prej 750 mijë euro. Këto pasuri ndodhen në Durrës dhe Tiranë, ndërkohë që Muollo rezulton i dënuar me 12 vjet e 6 muaj burgim për akuzën e vrasjes së ortakut të tij në biznes Salvatore Ridosso.

Vrasja është kryer për një konflikt të lindur për 150 milion lireta. Ndërkohë hetimi pasuror është udhëhequr nga prokurori i Durrësit, Pali Deçolli, i cili pasi është njohur dhe me materialet që kanë sjellë në Shqipëri autoritet italiane, ka vendosur të sekuestrojë pasuritë që dispononte në Shqipëri mafiozi Italian. Pas kryerjes së krimit Ferdinando Muollo ka vizituar disa herë Shqipërinë duke qëndruar një ose dy ditë, duke i rralluar më pas këto vizita gjatë vitit 2018 dhe 2019. Nga hetimet e kryera nga prokuroria shqiptare, rezulton se Muollo është dënuar nga drejtësia italiane me 12 vjet e 6 muaj burgim si pjesë e klaneve në zonën e Napolit në Itali. Vizitat dhe qëndrimet e tij në Shqipëri përkojnë me firmosjen e blerjes apo të shitjes së kontratave të pasurisë, madje ka hapur dhe biznese konkrete.

Më konkretisht në datën 11 janar 2013 ka lidhur një kontratë blerje apartamenti në vlerën 120 mijë euro. Ndërkohë më tej në 7 nëntor 2014 ka lidhur kontratë për blerjen e apartamenteve me vlerë të deklaruar 70 mijë euro. Më datën 19 shkurt 2015 ka lidhur kontratë për blerjen e dy apartamenteve dhe 13 garazheve me vlerë të deklaruar prej 370 mijë euro. Gjithashtu më datën 17 shtator 2015 ka kryer blerjen e një apartamenti me vlerë 42 milion lekë të vjetra. Në datën 29 shtator 2016 ka kryer blerjen e një apartamenti me vlerë 50 mijë euro. Gjithashtu Ferdianndo Muollo ka në pronësi një automjet tip Mercedes Benz me targë AA 001 OF blerë me kontratë shitje në datën 18 dhjetor 2017 në vlerën prej 5 mijë euro, tek shtetasi Nikolin Marku. Momentalisht nuk dihet se kush person e përdor këtë automjet në qarkun e Durrësit. Ndërkohë nga verifikimi në Qendrën Kombëtare të Biznesit rezulton se më datën 6 nëntor 2015 është regjistruar shoqëria “Ksenon Poliklinika”, ku njëri nga ortakët është Fernando Muollo. Gjithashtu në datën 19 prill 2016 subjekti pezullohet dhe në datën 14 shtator ky subjekt bëhet aktiv. Më datën 8 nëntor 2016 Muollo shet 50 për qind të aksioneve tek Viktor Xhili dhe mbetet me 45 për qind dhe më datën 20 dhjetor 2017 aktiviteti pezullohet. Gjithashtu në datën 23 mars 2012 shoqëria Target themelohet nga italiani Ferdinando Muollo, por kjo shoqëri në datën 12 mars 2014 ka vendosur të mbyllë aktivitetin e saj. Ortaku shqiptar i Muollo në këtë biznes ka qenë Artan Shqypi.

Lista e Pasurive

1.            Në datën 11 janar 2013 ka lidhur një kontratë blerje apartamenti në vlerën 120 mijë euro.

2.            Në 7 nëntor 2014 ka lidhur kontratë për blerjen e apartamenteve me vlerë të deklaruar 70 mijë euro.

3.            Më datën 19 shkurt 2015 ka lidhur kontratë për blerjen e dy apartamenteve dhe 13 garazheve me vlerë të deklaruar prej 370 mijë euro.

4.            Në datën 17 shtator 2015 ka kryer blerjen e një apartamenti me vlerë 42 milion lekë të vjetra.

5.            Në datën 29 shtator 2016 ka kryer blerjen e një apartamenti me vlerë 50 mijë euro.

6.            Ferdianndo Muollo ka në pronësi një automjet tip Mercedes Benz me targë AA 001 OF blerë me kontratë shitje në datën 18 dhjetor 2017 në vlerën prej 5 mijë euro.

7.            Në datën 6 nëntor 2015 është regjistruar shoqëria “Ksenon Poliklinika”.

8.            Në datën 23 mars 2012 shoqëria “Target” themelohet nga italiani Ferdinando Muollo.

Apartamente dhe garazhe

1.            Më datë 11.01.2013 Ferdinando Muollo ka blerë nga Shoqëria “Xhili 2003” dy apartamente me vlerë 120.000 euro. Mënyra e pagesës është përcaktuar: 40.000 euro është likujduar, ndërsa dy këste të tjera prej 40.000 euro do të likujdohen në vitet 2013 dhe 2014;

2.            Më datë 07.11.2014, Muollo ka blere dy aparatamenteve me vlerë të deklaruar 70.000 euro.

3.            Më datë 19.02.2015 Ferdinando Muollo ka blerë nga Shoqëria “Xhili 2003” dy apartamente dhe 13 garazhe, që ndodhen në Zonën Kadastrale ZK8518. Mënyra e pagesës është përcaktuar: 20.000 euro është likujduar, ndërsa tre këste të tjera prej 90.000 euro do të likujdohen në vitet 2016, 2017 dhe 2018 dhe një këst në shumën 80.000 euro në vitin 2019.

4.            Më datë 17.09.2015, Muollo ka blerë apartament dhe ka paguar pranë Shoqërisë “Xhili 2003” shumën 2.200.000 lekë dhe sipas mandat pagesës me nr.67 dt.14.05.2014 ka paguar pranë Shoqërisë Xhili 2003 shumën 2.000.000 lekë ;

5.            Më datë 29.09.2016 Muollo ka blerë tek shoqëria “Xhili 2003” apartamenti dhe garazh me vlerë 50.000 euro.

6.            Më datë 18.12.2017, italiani ka blerë apartament me vlerë 950.000 lekë.

7.            Më datë 31.01.2019 Ferdinando Muollo ka blerë nga Shoqëria “Xhili 2003” pesë garazhde, duke vendosur  një çmim të përgjithshëm prej 60.000 euro.

8.            Ferdinando Muollo më datë 18.12.2017 ka blerë automjetin tip “Mercedes Benz” me targa         AA001OF në vlerën prej 5000 euro nga shtetasi Nikolin Marku.

9.            Po ashtu në disa prej Bankave të Nivelit të Dytë ky shtetas ka depozituar një shumë prej 500 euro dhe nuk rezulton të ketë kryer transaksione bankare.

Hyrje-daljet në Shqipëri

2008 – 1 herë, duke ndenjur 1 ditë ;

2009 – 2 herë, duke ndenjur 1 ditë dhe 2 ditë herën e dytë ;

2010 – 5 herë, duke ndenjur në korrik 1 ditë, në shtator 4 ditë, në tetor 2 ditë, në dhjetor 1 ditë ;

2011 – 12 herë, duke ndenjur në Shkurt 1 ditë, në maj 1 ditë, në qershor 2 ditë  ;

2012 – 5 herë; duke ndenjur në Janar 1 ditë, në Prill 1 ditë, në Qershor 1 ditë, në Nëntor 1 ditë dhe në Dhjetor 2 ditë  ;

2013 – 5 herë; duke ndenjur në Janar 2 ditë, Prill 1 ditë, në Qershor 1 ditë, në Gusht 1 ditë dhe në Tetor 1 ditë  ;

2014 – 4 herë, duke ndenjur në Shkurt 2 ditë, Prill 1 ditë, në Nëntor 1 ditë dhe në Dhjetor 1 ditë;

2015 – 7 herë; duke ndenjur në Janar 1 ditë,në Shkurt 2 ditë, në Mars 2 ditë, në Maj 2 ditë, në Shtator 2 ditë, në Tetor 1 ditë dhe në Nëntor 1 ditë;

2016 – 7 herë duke ndenjur në Shtator dy herë nga 2 ditë, në Tetor dy herë nga 2 ditë, në Nëntor dy herë nga 2 ditë dhe në Dhjetor 2 ditë;

2017 – 11 herë, duke ndenjur në Janar 1 ditë, në Shkurt 1 ditë, në Mars dy herë nga 1 ditë, në Prill dy herë nga 1 ditë, në Maj 3 ditë, në Qershor 2 ditë, në Nëntor 2 ditë dhe në Dhjetor 1 ditë.

2018 – 1 herë, në Muajin Shkurt duke  ndenjur 1 ditë.

2019 – 1 herë, në Muajin Janar duke  ndenjur 1 ditë.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Zvicer: 30/12/2020 12:08

    Shikoni edhe Vloren

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja