Mafishe

Përbërësit:

  • 4 të bardha veze
  • 250 gr sheqer i imët
  • Pak kripë

Përgatitja:

Rrahim të bardhat e vezëve me pak kripë derisa të bëhen shkumë e fortë. Shtojmë sheqerin gradualisht duke vazhduar rrahjen derisa masa të bëhet e dendur dhe me shkëlqim (sekreti i mafisheve të mira është që masa duhet të jetë aq e fortë sa të mos bjerë kur kthen tasim mbrapsht). E hedhim masën në qese pastiçerie dhe realizojmë mafishet duke i vendosur në një tavë shtruar me letër furre. I vendosim të piqen në furrë në 100°C për rreth 1 orë e 30 minuta. I lemë në furrë pak me derën gjysmë hapur që të mos çahen.