Magani: Te Tirana s’ka revolucion
Lika dhe Muzaka janë të mirëpritu

Magani: Te Tirana s’ka revolucion<br />Lika dhe Muzaka janë të mirëpritu
“Mos prisni që në ekipin e Tiranës të ketë revolucion në merkaton e dimrit. Do të ketë vetëm disa lëvizje në cdo repart për të plotësuar mungesat dhe rritur konkurrencën, por baza do të mbetet ajo që është” kjo është deklarata e trajnerit të ekipit 24 herë kampion të vendit, Gugash Magani në një intervistë për gazetën Shqiptarja.com. Ditët e fundit në media, por edhe burime pranë bardhebluve bëjnë me dije se Elis Bakaj dhe Erando Karabeci do të largohen nga Tirana jashtë vendit. Një lajm i tillë nuk do të ishte aspak pozitiv për Maganin, por tekniku shprehet se Tirana nuk do të bëhet kurrë pengesë për një të ardhme më të mirë të lojtarëve.

“Për momentin unë nuk di asgjë në lidhje me këtë temë dhe asnjë nga lojtarët nuk më ka shprehur dicka të tillë, janë vetëm fjalë që qarkullojnë në media. Nëse Bakaj dhe Karabeci do të kenë një ofertë të mirë jashtë vendit nuk do t’u prishim punë, edhe pse pesha që ata kanë në ekip është shumë e madhe” shprehet tekniku. Edhe pse Magani mohon dijeninë për informacionin, në krahun tjetër duket se po përgatiten për zëvendësuesit e dy futbollistëve duke u hedhur në sulm për ‘shoping’ në Vlorë, teksa Flamurtari duket se ka jashtë planit për të ardhmen Gjergji Muzakën dhe Gilman Likën.

Dëshirën për t’i pasur në gjirin e bardhebluve, këta dy lojtarë tekniku nga Peqini nuk e mohon. “Vlerat e Gilman Likës dhe Gjergji Muzakës të gjithë i dinë. Cilido, përfshirë edhe Tiranën do të donte që t’i kishte në ekip këta dy lojtarë, por për momentin nuk ka dicka konkrete”. E ndërsa shpalli “non grata” Kagaren dhe Olakin, prova për lojtarë të tjerë nga tregu vendas dhe i huaj vazhdon te Tirana, e orientuar kryesisht nga Kroacia. Gugash Magani është babai i dy djemve, Endrit dhe Arturit, të cilët kanë zgjedhur rrugën e të atit, por a mund të jenë së shpejti ata nën urdhrat e tij te Tirana?

“Aktualisht djemtë janë pjesë e ekipit të Peqinit, dera është e hapur për të qenë pjesë e Superiores dhe ndoshta Tiranës, por duhet që të trokasë Tirana tek ata, dhe jo ata te Tirana dhe për këtë duhet që të punojnë shumë” përfundon tekniku i 24 herë kampionëve të vendit që po zhvillon një edicion mjaft të mirë me Tiranën. Magani në 18 javë me Tiranën arriti që të grumbullonte 35 pikë, 3 më pak se kryesuesit e Kukësit duke i rikthyer bardheblutë fuqishëm në garë për titullin kampion pas disa vitesh.

Por përveç lojtarëve, Tirana po afron edhe ish-lojtarë që kanë shkruar emrin e tyre në historinë e bardhebluve. Tirana këtë edicion ndryshoi pronësinë duke kaluar 66% te aksionerët dhe vetëm 33% te Bashkia. Investimet te bardheblutë pas problemeve edicionin e kaluar kanë marrë fund. Ndërsa tashmë do të investohet jo vetëm në ekipin e parë, por edhe te ekipet zinxhirë duke ndjekur shembullin e Dinamos së Zagrebit.

Muka i bashkohet Tiranës si drejtues
Devi Muka është rikthyer te Tirana për të veshur sërish tutat e sportit. Ish-kapiteni bardheblu do të ketë një detyre të re në klub. Zyrtarizimi dhe prezantimi i tij do të bëhet në një moment tjetër. Muka dje ka qenë pjesë e seancës stërvitore ku së bashku me trajnerin Gugash Magani ka ndjekur lojtarët e afruar në provë si dhe ka asistuar gjatë seleksionit që po bëhet me skuadrën U-19. Afrimi i Mukës ishte paralajmëruar edhe më parë nga drejtuesit e ekipit të Tiranës.
 

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Lejoi një malazez në kërkim të kalonte kufirin, AMP ndalon policin në pikën e Hanit të Hotit

Lejoi një malazez në kërkim të kalonte kufirin, AMP ndalon policin në pikën e Hanit të Hotit