VLORË-Një magazinë në zonën e Skelës është përfshirë nga flakët duke u djegur mesditën e sotme. Godina në pjesën më të madhe të saj ishte e braktisur, ndërsa në një pjesë të saj banonin disa familje të komunitetit rom, por fatmirësisht nuk ka asnjë të lënduar, pasi kanë dalë me shpejtësi në momentin që është përfshirë nga flakët.
Gazetari i Report Tv, Armand Xhelili sjell pamjet nga magazina që u përfshi nga flakët, ndërsa pas sinjalizimit zjarrfikësja ka ndërhyrë me shpejtësi. Në pamje duket edhe momenti kur punonjësit e zjarrfikëses kanë nxjerrë nga magazina një bombol gazi, e cila fatmirësisht nuk kishte shpërthyer.
Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit që sollën djegien e magazinës, ndërsa paraprakisht dyshohet për një shkëndijë elektrike nga luhatja e tensionit. Por fatmirësisht zjarri u izolua me shpejtësi duke mos rrezikuar pallatet ngjitur.
VLORE (1).jpg" style="height:379px; width:780px" />
Si ka mundësi Vlorë dhe vetëm Vlorë?
Përgjigju