Gramozi është ndër malet më të lartë dhe me panorama tërheqëse në të gjitha stinët, në zonën e Kolonjës. Por, në këtë periudhë të vitit mali është mbuluar nga dëbora duke ofruar në pamje të mbrekullueshme.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje të dashamirësve të natyrës dhe sporteve dimërore duke u ngjitur drejt majës së Gramozit, tashmë të mbuluar nga dëbora.

“Magjia e dimrit në malin e Gramozit”, shkroi Rama krahas pamjeve.

Mali i Gramozit me liqenin e tij akullnajor, monument natyre, në një lartësi prej 2523 m mbi nivelin e detit është mjaft i preferuar nga alpinistët.