Magjistratët/ Balla pak orë para seancës së Kuvendit: Gati për dialog me opozitën

Tiranë- Në përfundim të mbledhjes së Kryesisë së Partisë Socialiste, kreu i grupit parlamentar Taulant Balla tha se forca që ai përfaqëson është gati për një riorganizim të brendshëm. Sipas tij, mbledhja u fokusua pikërisht tek riorganizimi dhe anëtarësimet e reja në parti.

Për ne është shumë e rëndësishme që përkrah përfundimit të procesit të llogaridhënies të fillojmë, pothuajse prej sot, një fushatë kombëtare anëtarësimesh të reja në Partinë Socialiste me qëllim që të bëjmë një ri-organizim më të mirë strukturor dhe elektoral në të gjithë territorin në përgatitjen e zgjedhjeve të reja vendore të vitit të ardhshëm. Përkrah kësaj, ne do të jemi të fokusuar në një proces më të hollësishëm komunikimi dhe dëgjesash ku përfaqësuesit vendor të Partisë Socialiste në nivel kryetarë bashkish apo anëtarë të këshillave bashkiakë, do të rikthehen sipas kësaj fushate që kemi miratuar sot, në çdo cep, në çdo fshat, në çdo lagje, në çdo komunitet për të dëgjuar e për të mbajtur shënim, sepse për ne është shumë e rëndësishme si Partia Socialiste, partia më e madhe e të gjithë shqiptarëve, që të kemi vëmendjen tek njerëzit.

Taulant Balla

Në lidhje me një nga ligjet më të debatuara si ai i Magjistratëve të rinj, Balla u shpreh se PS-ja është e hapur të dialogojë edhe me Patinë Demokratike vetëm që Kuvendi t’i hapë rrugë votimit.  Ligji mundëson pranimet e reja në Shkollën e Magjistraturës, si dhe emërimin e 16 magjistratëve të diplomuar. Ligji kërkon 84 vota që PS nuk i ka e vetme, ndaj Balla bën thirrje për konsensus.

Për ne, ju thashë, vëmendja te njerëzit është pjesa e rëndësishme dhe sigurisht nuk kemi vëmendje ndaj tre shpifjeve të planifikuara çdo ditë. Çështja që ju përmendni është një çështje për të cilën ne jemi të gatshëm në çdo moment të zhvillojmë dialog dhe gjetjen e një zgjidhjeje, e cila bën të mundur vijimin e një organizimi të rëndësishëm përgatitor për të furnizuar sistemin e drejtësisë me prurje të reja,  të cilat garantojnë cilësi, integritet publik të prokurorëve apo gjyqtarëve të rinj.

Taulant Balla

Nëse Kuvendi do të miratojë sot ligjin “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve”, Shkolla e Magjistraturës do të mund të emërojë magjistratët e rinj, edhe pse nuk është miratuar ende Këshilli i Lartë i Gjyqësorit dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Më herët PS-ja ka kërkuar edhe nga LSI-ja bashkimin e votave për këtë ligj.

Fjala e plotë

Dua t’ju informoj që në fillim të këtij sesioni të rëndësishëm parlamentar dhe politik, Partia Socialiste mblodhi sot Kryesinë, e cila diskutoi dhe më pas miratoi çështjet për të cilat të premten do të thërritet Asambleja Kombëtare.

Asambleja do të jetë tërësisht e fokusuar pikë së pari në një raport të llogaridhënies publike të qeverisë për punën që kemi bërë deri tani për Shqipërinë që Duam, ku për secilën prej njësive administrative në të gjithë territorin ne kemi identifikuar të gjitha problematikat e mbajtura shënim nga ministrat, të cilët morën pjesë në këtë proces llogaridhënie, por edhe nga të gjitha strukturat e Partisë Socialiste që e ndoqën këtë proces.

Për ne është shumë e rëndësishme që përkrah përfundimit të procesit të llogaridhënies të fillojmë, pothuajse prej sot, një fushatë kombëtare anëtarësimesh të reja në Partinë Socialiste me qëllim që të bëjmë një ri-organizim më të mirë strukturor dhe elektoral në të gjithë territorin në përgatitjen e zgjedhjeve të reja vendore të vitit të ardhshëm.

Përkrah kësaj, ne do të jemi të fokusuar në një proces më të hollësishëm komunikimi dhe dëgjesash ku përfaqësuesit vendor të Partisë Socialiste në nivel kryetarë bashkish apo anëtarë të këshillave bashkiakë, do të rikthehen sipas kësaj fushate që kemi miratuar sot, në çdo cep, në çdo fshat, në çdo lagje, në çdo komunitet për të dëgjuar e për të mbajtur shënim, sepse për ne është shumë e rëndësishme si Partia Socialiste, partia më e madhe e të gjithë shqiptarëve, që të kemi vëmendjen tek njerëzit.

Ne nuk mund të humbim kohë dita-ditës me tre konferenca për shtyp shpifjesh të Partisë Demokratike apo pjesëve të tjera të opozitës. Për ne e gjithë vëmendja duhet të jetë vetëm tek njerëzit,  tek ata që na kanë votuar dhe tek ata që na kanë dhënë nderin për të qeverisur vendin.

Në këtë kontekst dua t’ju them që për Partinë Socialiste dialogu me opozitën është thelbësor. Ne, përveç pjesës së shpifjeve të cilave nuk mund t’i japim dot përgjigje, për çdo çështje tjetër, dhe ka plot çështje të tjera, ne kemi të gjitha mundësitë të zhvillojmë një dialog konstruktiv në dobi të integrimit europian të vendit, në dobi zhvillimit ekonomik dhe social të Shqipërisë tonë të përbashkët.

Ligji i Magjistraturës besoj se është një nga këto çështje shumë të rëndësishme për mazhorancën, sigurisht edhe për sistemin e drejtësisë. A ka një pakt Partia Socialiste për t’i ofruar opozitës, siç tha z.Rama që do ta kishte gati në shtator? Si do të gjendet dakordësia për të kaluar këtë ligj që kërkon shumicë votash?

Për ne, ju thashë, vëmendja te njerëzit është pjesa e rëndësishme dhe sigurisht nuk kemi vëmendje ndaj tre shpifjeve të planifikuara çdo ditë.

Çështja që ju përmendni është një çështje për të cilën ne jemi të gatshëm në çdo moment të zhvillojmë dialog dhe gjetjen e një zgjidhjeje, e cila bën të mundur vijimin e një organizimi të rëndësishëm përgatitor për të furnizuar sistemin e drejtësisë me prurje të reja,  të cilat garantojnë cilësi, integritet publik të prokurorëve apo gjyqtarëve të rinj.

Në funksion të këtij dialogu, sigurisht që e keni një ofertë për opozitën?

Unë jua thashë, ne jemi të gatshëm të dialogojmë konstriktivisht me opozitën për të gjitha çështjet me përjashtim të shpifjeve të cilave s’kemi çfarë  t’u bëjmë. Faleminderit!

Ndryshime në kabinetin qeveritar z. Balla?

Një çështje tjetër për të cilën dua t’ju informoj është se kemi marrë miratimin e Kryesisë për të formatuar Sekretariatin e Partisë Socialiste për ti dhënë më shumë efektivitet.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lemi: 03/09/2018 14:56

    Taulanti eshte gati Me opoziten per dialog ? PER LIDHJEN E TIJ ME TRAFIKANTIN E DROGES APO PER PROBLEMIN E PAREVE TE TOYOTA JARIS O PALLE ed Rama ka gati Erion Bracen per kryetar grupi parlamentar te PS MIRE ESHTE TE LARGOHESH PA ZHURME NE PARLAMENT TI KONSIDEROHESH SI NJERI I INKRIMINUAR

    Përgjigju
  • Robshi: 03/09/2018 14:06

    Po ce do opozitën mo... timonin kot e donit vetëm... apo nuk keni numrat... cmut kushtetutë dhe kjo të besh kompromis... ndryshojeni kushtetutën dhe bëjeni sipas interesit tuaj... vendor qendror tashmë dhe gjyqësor i keni... futini edhe një kushtetutë mavi edhe çdo gjë ok... tung suksese në jete

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Karambolohen dy autoveturat në Korçë-Pogradec, plagosen 2 pasagjerët

Karambolohen dy autoveturat në Korçë-Pogradec, plagosen 2 pasagjerët