Magjistratura, më 15 gusht
nisin aplikimet për konkursin

Magjistratura, më 15 gusht<br />nisin aplikimet për konkursin
TIRANE - Të gjithë ata që duan të marrin pjesë në konkursin që organizon shkolla e magjistraturës për të zgjedhur gjyqtarët dhe prokurorët e rinj, kanë afat edhe një javë për të bërë gati dosjen.

Sipas njoftimit të shkollës së magjitraturës, regjistrimet do të kryhen gjatë periudhës 15 gusht–5 shtator pranë sekretarisë shkencore të shkollës nga ora 9:00-13:30. Ndërkohë që për të marrë pjesë në këtë garë, të gjithë të interesuarit duhet të paguajnë një tarifë prej 10.000 lekë të reja, tarifë kjo që është e pakthyeshme edhe  në rast se nuk regjistroheni për arsye të mosplotësimit të kushteve të mësipërme.

Konkursi i pranimit do të organizohet me shkrim në dy faza. Faza e parë do të jetë faza seleksionuese dhe do të zhvillohet në datë 16 shtator ora 8:00 në ambjentet e Qendrës së Formimit Policor, Sauk, Tiranë, ndërsa faza e dytë do të jetë testi profesional dhe do të zhvillohet në datë 18 Shtator ora 8:00 në ambjentet e Qendrës së Formimit Policor, Sauk, Tiranë. Nga ky konkurs do të përzgjidhen 8 fitues për profilin gjyqtar dhe 3 fitues për profilin prokuror.

Ky shkrim u botua sot në gazetën Shqiptarja.com, versioni print, dt.09.08.2013
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    6 muaj mungesë në Kuvend për shkak të arrestit, a duhet t'i hiqet mandati Berishës?



×

Lajmi i fundit

Sanksionet perëndimore kundër Rusisë, paralajmëron Medvedev: Arsye për shpallje lufte

Sanksionet perëndimore kundër Rusisë, paralajmëron Medvedev: Arsye për shpallje lufte