Këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj përveç zërit të saj të vecantë që tashmë dihet, ajo gjithmonë është komentuar edhe për bukurinë e saj natyrale.

Së fundmi, Xhensila ka postuar një foto në llogarinë e saj në Instagram, në të cilën ajo shfaqet plotësisht pa grim.

Duket se këtë imazh këngëtarja e ka shkëputur nga xhirimet e klipi të fundit të saj me titull “Çelësi i zemrës”, këngë të cilën këngëtarja ja ka dedikuar bashkëshortit të saj, Bes Kallakut.

Klipi i fundit i këngëtares rezultoi shumë i suksesshëm, për rreth dy javë nga publikimi i tij që nga 31 korriku i vitit të ri ka marrë mbi 5 milionë klikime.

Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com