Mahniti Rusinë! Çfarë nuk dinit për shqiptaren Inis Neziri dhe triumfet e saj

Mahniti Rusinë! Çfarë nuk dinit për shqiptaren Inis Neziri dhe triumfet e saj

Kush nuk e kujton vajzën e ëmbël të Gjenit të Vogël, fituesen e edicionit të 5-të, e cila bëri për vete të gjithë publikun javë pas jave me zërin e saj e mrekullueshëm? Sot, 6 vjet pas fitores, Inis Neziri është një vajzë e rritur që jo vetëm këndon festivaleve për të rritur, por njëkohësisht synon një treg muzikor më larg Shqipërisë.

Vetëm një vit më parë, Inisi fitoi çmimin e parë në festivalin muzikor ‘Golden Stage’, 2018, në Rumani, ku mori edhe trofeun me vlerë 25 mijë euro.

Ndërsa së fundi, këngëtarja po konkurron në Rusi, në “New Wave Festival 2019”, në Sochi. Përfaqësuesja e Shqipërisë në këtë garë, pas performancës së saj para jurisë, me një këngë në gjuhën ruse, ka rrëmbyer menjëherë të gjitha pikët maksimale të jurisë dhe duartrokitjet dhe ovacionet e publikut.

Anëtarët e jurisë, pasi kanë dëgjuar Inisin, kanë parë njëri-tjetrin me habi dhe kanë përshëndetur këngëtaren e talentuar nga Shqipëria.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë