/ATSH-AFP/ - Numri i lartë i afganëve që kërkojnë statusin e refugjatit në Gjermani është i papranueshëm, theksoi sot ministri i Brendshëm gjerman, Thomas de Maiziere, që u kërkoi të rinjve të qendrojnë në Afganistan për rindërtimin e vendit.
"Afganistani renditet i dyti nga vendet e origjinës (mes azilkërkuesve në Gjermani) kjo është e papranueshme. Biem dakord me qeverinë afgane për faktin se ne nuk e dëshirojmë këtë", theksoi ai për shtypin duke iu kërkuar të rinjve afganë të qëndrojnë në vendin e tyre dhe ta rindërtojnë.
/Shqiptarja.com