Reperi shqiptar është komentuar jashtë mase në lidhje me jetën e tij private. Pas ndarjes nga modelja Majlinda Zeka, e cila e bëri edhe baba për herë të parë me ardhjen në jetë të Roanit, Majk u lidh me një tjetër modele. Ajo quhet Melita Nushi, dhe reperi e surprizoi në një nga koncertet e tij me një deklaratë dashurie me një tufë me lule.
Mirëpo edhe kjo lidhje mbaroi, dhe ylli i hitit “Katile”, u përfol për një tjetër lidhje, këtë radhë me modelen Xhuli Nura.
Por së fundi është fotografuar me një vajzë tjetër. Ajo quhet Erkejda Çupi, është vetëm 18-vjeçe dhe ëhstë me origjinë nga Bulqiza. Fotot janë publikuar nga Story.al, teksa dyshja shihen duke darkuar. Por për të zbuluar se si qëndron e vërteta na mbetet të presim.