Anëtari socialist i Komisionit për Reformën në Drejtësi, Pandeli Majko ka shpeshtuar qëndrimet e tij të forta për vijueshmërinë e kësaj reforme. Me një analizë të gjatë e të thelluar, ish-kryeministri  ka replikuar dje me Lulzim Bashën, pas deklaratës së këtij të fundit se rrjedhja e votave të opozitës do të kishe pasojë djegien e mandateve demokratë. Majko thotë se ky qëndrim i pakuptimtë i PD-së vjen si pasojë e krizës së brendshme të kësaj partie. Pavarësisht sjelljes së opozitës, Majko lë ende një derë plotësisht të hapur për dialog, duke thënë se konsensusi është ende i mundshëm.