Majko batutë me Tahirin: Kam
dhe unë vërejtje për ministrin!

Majko batutë me Tahirin: Kam<br />dhe unë vërejtje për ministrin!
TIRANË – Deputeti socialist Pandeli Majko ka një kritikë të fortë për punën e ministrit të Punëve të Brendshme Saimir Tahiri sa i përket zbatimit të ligjit. Gjatë debatit të ndezur në Kuvend për marrëveshjen në luftën kundër drogës me SHBA-në Majko ka bërë një batutë kur tha se: Edhe unë mund të kem vërejtjet e mia për ministrin e Brendshëm, i cili vazhdon të jetë shkelës permanent...për ligjin e duhanit”
 
Kjo batutë e ish-kryeminsitrit Majko erdhi pas akuzave të forta që opozita kish adresuar ndaj mazhorancës.
 
Duhet të jemi seriozë kur diskutojmë marrëveshje të tilla, e cila në thelb është një marrëveshje standarde mes dy vendeve dhe që dëshmon se partneri ynë më i rëndësishëm strategjik, SHBA, do të na jetë në krah në luftën kundër krimit.  Nisur nga përmbajtja e projektit, që i shërben forcimit të sektorit të drejtësisë penale shqiptare dhe kapacitetit të saj për të hetuar, ndjekur penalisht dhe gjykuar krimin, deputeti socialist tha se ne sot kemi gjyqtarë apo prokurorë të cilët për të njëjtat krime japin vendime të ndryshme apo për trafikantë kanë dhënë vendime duke i nxjerrë nga burgjet dhe duke i dhënë dënime mininale. Ne këtu në parlament mund të miratojmë ligje të mira, por kur ato bien në duar të këqija ligjit humbet. Nuk mund të them sot se Shqipëria ka një sistem të dobët ligjor, por sistemi i drejtësisë pa diskutim duhet të presë dhe të jetë i gatshëm për një reformë thelbësore dhe cilësore”, nënvizoi Majko.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lushnje/ Merr flakë furgoni i mallrave, shpëton mrekullisht shoferi

Lushnje/ Merr flakë furgoni i mallrave, shpëton mrekullisht shoferi