Majko: Berisha sot do kuptojë kë ka mik

Pandeli Majko komenton në facebook largimin e Berishës nga drejtimi i PD-së. Ndërsa Besnik Mustafaj e quan fyese kapardisjen e ministrave.

“Berisha po largohet nga drejtimi i PD duke kërkuar të jetë i pranishëm për momentin në politikë me mungesën e tij. Deri tani ka ditur se kë kishte kundër. Nga sot,doktori do kuptojë kush i ka mbetur si mik. Demokratët janë ende të “ngrohtë” nga humbja e zgjedhjeve. Do duhet pak kohë që të kuptojnë përmasat e ftohta të saj. Dhimbja e tyre është njerëzore e ka mirekuptim”, tha Majko.

majko

MUSTAFAJ: KAPARDISJA E MINISTRAVE, FYESE

“Berisha, ashtu siç i takonte, e mori publikisht përsipër gjithë përgjegjësinë e humbjes. Shoh se ky fakt po keqkuptohet rëndë nga ministrat. Në statuset e tyre në FB nuk shfaqin asnjë shenjë reflektimi. Ata duhet të rrinë thellësisht kokulur para demokratëve në radhë të parë për katastrofën elektorale që shkaktuan të gjithë bashkë. Kapardisja e tyre është fyese”, thotë Mustafaj.


mustafaj



(sg/shqiptarja.com)
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Në pranga shoferi i droguar në Vorë, bllokoi rrugën me makinë dhe kërcënoi efektivët

Në pranga shoferi i droguar në Vorë, bllokoi rrugën me makinë dhe kërcënoi efektivët