Majko dhe Harito batuta
me fëmijët për 1 qershorin
“Teknologjia që ëndërrojmë”, është nisma më e re e Partisë Socialiste. Me rastin e 1 qershorit, ditës ndërkombëtare të fëmijëve, deputetët e PS u dhuruan disa tableta android fëmijëve që janë në klasën e parë.
TIRANE - “Teknologjia që ëndërrojmë”, është nisma më e re e Partisë Socialiste. Me rastin e 1 qershorit, ditës ndërkombëtare të fëmijëve, deputetët e PS u dhuruan disa tableta android fëmijëve që janë në klasën e parë. Në fjalën e tyre, deputetët Pandeli Majko dhe Milena Harito, u shprehën se pas 23 qershorit, ky projekt do të shtrihet në të gjithë vendin.
Në takimin e tyre nuk munguan as shakarat me fëmijët. “Në qoftë se në vitin 1992, Milena do të vinte dhe do më thoshte që ky aparat celulari do të ishte pjesë e pandashme e brezit tim, unë me siguri do të tallesha. Do të thosha: Milena Harito ti nuk je në terezi”. Por, ja që unë sot jam me Milenën në Selitë për një projekt që ngjalli shumë debate kur u shpall në Konventën e Partisë Socialiste ku u prezantua programi.
Të gjithë thamë se çfarë është kjo. Në fakt është një projekt ëndrre”, tha Majko. Ndërkohë që nga ana e saj, anëtarja e PS iu kundërpërgjigj mes batutave kolegut të saj Majko. “Është e vërtetë që kur fillova të përshkruaja këtë projekt në instancat e PS-së, Pandi ishte nga ata që qeshte. Jam shumë e lumtur që më mbështet në këtë projekt.
Kjo nuk është fare një ëndërr”, tha Harito. Festën e fëmijëve e përshëndeti dhe kreu i PS, Edi Rama i cili u takua me fëmijët jetimë në qytetin e Vlorës. “Të jemi këtu bashkë me fëmijët jetimë dhe me fëmijët e tjerë të lagjes.
Me dëshirë të madhe duke ju uruar këtë 1 qershor fëmijëve, zotohemi se do bëjmë ende shumë më tepër për ta, për të gjithë fëmijët e Vlorës, për të gjithë fëmijët që kanë nevojë shumë për kushte më të mira, për kushte më të mira në çerdhe, në kopshte, në shkolla, në lagje. Kanë nevojë për hapësira dhe për aktivitete që t’i shërbejnë mirë rritjes së tyre”, tha Rama.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 02.06.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
23.4%
-
Të gabuar
68.9%
-
Nuk e di
7.6%
Vota total: 2448
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mahmutaj për Report Tv: Gjyqtarja Fetahu e lidhur me bandën e Çelës, porositi vrasjen e një gazetari! Zgjodhi rrugën më të pisët
27 Nëntor, 19:37
-
Shkodër/ Nuk asgjësuan 1000 rrënjë hashashi në Shalë, pezullohen nga detyra 6 nënkomisarë dhe inspektorë të Policisë! AMP ekzekuton vendimin (EMRAT)
27 Nëntor, 19:25
-
Mahmutaj për Report Tv: Suel Çela pagoi Artan Hoxhën për të manipuluar informacionet, i ka shtrirë tentakulat deri te gazetarët! Inskenuan kërcënimin
27 Nëntor, 19:20
-
RMV/ Ministri i Drejtësisë thotë se do zbatohen urdhër-arrestet e lëshuara nga Interpol për ish-pjesëtarët e UÇK-së
27 Nëntor, 19:14
-
Evi Kokalari reagon për lirimin e Berishës: Mos u gëzoni kot, s’ka lidhje administrata e Trump! Më intereson investigimi i kullës së malit, për atë më bënë kurban!
27 Nëntor, 19:10
-
Kukës/ Aksident në 'Rrugën e Kombit', përplasen 2 mjete, plagosen 4 persona
27 Nëntor, 19:08
-
Ndërron jetë akitivisti shqiptaro-amerikan Prof. Sami Repishti
27 Nëntor, 19:03
-
Jakin Marena: Berisha ‘xhiroi bosh’ një vit, rikthim në pikën zero, pa kauza e alibi
27 Nëntor, 19:03
-
SHBA/ Kërcënime me bomba ndaj të përzgjedhurve të Trump për kabinetin e ri! Reagon FBI
27 Nëntor, 19:01
-
Me arritjen e marrëveshjes së armëpushimit ndërmjet Izraelit dhe Hezbollahut, vëmendja kthehet në Gazë
27 Nëntor, 18:55
-
U vra me thikë 2 ditë më parë, zbulohet identetiti i shqiptarit në Itali dhe 2 pistat e hetimit mbi ngjarjen
27 Nëntor, 18:48
-
FOTOLAJM/ Presidenca ‘vesh’ dekorin e festave, ndriçohet nga drita shumëngjyrëshe
27 Nëntor, 18:40