Deputeti socialist dhe njëherazi anëtari i kopmisionit të posaçëm parlamentar për reformën në drejtësi, Pandeli Majko u shpreh se është i gatshëm të japë dorëheqjen nga Kuvendi, nëse prezenca e ekspertëve të huaj në vetting, cenon sovranitetin e Shqipërisë.
"Nuk preket sovraniteti i Shqipërisë. Nëse cenohet sovraniteti, unë s'rri asnjë ditë më tepër në këtë parlament. Ajo që po bëjmë aktualisht, është që ne me ndihmën e miqve amerikanë e europianë, të bëjmë një reformë e cila do të largojë të gjithë ata gjyqtarë dhe prokurorë të cilëve u nxijnë faqen gjyqtarëve dhe prokurorëve që punojnë në Shqipëri. Nëse është e vërtetë që ndërkombëtarët do na vikan dhe do ta vendosi gjykatësit e prokurorët, ky është kulmi dhe unë nuk rri asnjë ditë në parlament", u shpreh Majko.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com