Majko-grave socialiste: Mos na
sillni sherrin e grave në politikë

Majko-grave socialiste: Mos na<br />sillni sherrin e grave në politikë
Në konventën e grave socialiste mbajtur në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, përveç zonjave nuk mungonin edhe disa burra të Partisë Socialiste.

Deputeti socialist Pandeli Majko i cili mbajti një fjalë para grave të organizatës socialiste, tregoi me humor se përse ndodhej në atë sallë.

“Të dashura gra dhe ju të të paktë burra që ndodheni në sallë.  Olta më dërgoi dje një sms ku më thoshte je i ftuar të vish se kryetari i partisë është vetëm dhe duhet dikush që ta shoqërojë, por pastaj mora vesh që i njëjti mesazh u kishte shkuar dhe Taulant Ballës e Gramos Ruçit,” tregoi duke qeshur Majko.

Në fjalën e tij, Majko u shpreh i bindur se me reformën zgjedhore, 50 % e kandidaturave të çdo partie politike do të jenë gra.

Por pas kësaj, Majko me humor u bëri një kërkesë grave socialiste. “Kjo punë mori fund Gramos i dashur. Por nuk duam që të na sillni në politike sherrin e grave,” tha ai.

Po ashtu Majko nuk la pa ngacmuar edhe kryeministrin Rama, duke iu referuar deklaratës së para pak ditëve, ku Rama tha: Jam feminist se jam socialist.  “Ai ngatërron ca gjëra duke deklaruar se ishte feminist se ishte socialist. Në brezin tim dhe tëndin feminizmi ka një konotacion tjetër. Pyetja është çfarë ishe para se të bëheshe anëtar i PS”.

Ndërsa ministrja e Arsimit Lindita Nikolla kërkoi që shembulli i përfaqësimit të grave në PS, të bëhet edhe një standard i përfaqësimit të gruas në shoqëri.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'