Majko i përgjigjet Nikolić-it: Jemi
më të aftë në luftë se në paqe

Majko i përgjigjet Nikolić-it: Jemi<br />më të aftë në luftë se në paqe
Deklaratat e bëra nga presidenti serb Tomislav Nikolić se “do të dërgojë ushtrinë” në Kosovë, deputeti socialist Pandeli Majko i ka cilësuar si absurd. Nëpërmjet një statusi drejtuar Nikolić , ish- kryeministri i vendit në kohën e Luftës së Kosovës, është shprehur se politikan nuk të bën lufta, dhe as deklaratat e tilla që nxisin një luftë mes popujve nuk të bëjnë as trim.
 
“Politikan nuk të bën lufta. E kundërta është e vërtetë. Trim nuk të bëjnë deklaratat e luftës. Kjo është po aq e vërtetë sa fakti se një tren nuk bëhet kishë me piktura fetare. Të kuptuarit e luftës është akt dhe jo deklaratë”, shkruan Majko.
 
Majko gjithashtu shprehet se një deklarim i tillë ka kohë që nuk dëgjohet nga politika serbe. Për të e vetmja zgjidhje është dialogu me dy vendeve.
 
“Një deklarim i tillë ka kohë që nuk dëgjohet nga politika serbe. Të thuash dhe të bësh, janë dy gjëra të ndryshme në politikë. Historia ja ka dhënë serbëve dhe shqiptarëve mësimet e saj. Dialogu është opsion i zgjidhjeve evropiane dhe ka raport me të vërtetën e paqes që duan kombet në rajon. Kjo e vërtetë fton gjakftohtësinë të kuptojë”, shprehet Majko.
 
Duke u kthyer pas në histori, Pandeli Majko ka veçuar edhe një specifikë të veçantë e popullit shqiptar, të cilën ai e sheh më së shumti si një e “metë kombëtare”.
 
“Për më tepër, shqiptarët kanë një të metë kombëtare. Ata janë më të aftë në luftë se sa në paqe. Sigurisht”, mbyll postimin e tij Majko. 

 
Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Universitetet amerikane forcojnë rregullat, shpresojnë të përmbajnë protestat kundër luftës

Universitetet amerikane forcojnë rregullat, shpresojnë të përmbajnë protestat kundër luftës