Majko: Largimi i mbretit Zog,
akt juridik që tregoi pushtimin

Majko: Largimi i mbretit Zog, <br />akt juridik që tregoi pushtimin
TIRANE- Ish-kryeministri Pandeli Majko në një intervistë televizive nuk e ka quajtur akt tradhëtie largimin e ish-mbretit Zog më 7 prill 1939 por një akt juridik. "Mendoj se ka akte që duhen vlerësuar dhe p.sh një akt që duhet vlerësuar është ai i largimit të Ahmet Zogut jashtë vendit në pushtimin e Italisë. Shumë historianë e kanë cilësuar si akt tradhtie, por për mua akti i largimit të mbretit Zog është akti i vetëm juridik që i tregonte botës së Shqipëria ishte pushtuar nga Italia dhe duhet vlerësuar me pozitivitet. Këtë e tregojnë edhe eksperiencat e huaja te mbretërve të tjerë. Këtu ka një hile, pasi një pjesë e shoqërisë shqiptare dhe e formacioneve antizogiste e përqafuan si pozitiv aktin e pushtimit nga Italia e pothuajse nuk flitet fare për deputetët që kanë firmosur për dorëzimin e kurorës të mbretit Zog, Italisë dhe ky është krim shtetëror. S'po them që kjo e zhvesh Ahmet Zogun nga të metat e tij, por ky akt mendoj se duhet te ndriçohet", tha Majko. "Një tjetër akt që me ka bërë shumë përshtypje ka qenë në kohën kur Enver Hoxha ka qenë në mbledhjen e 81 partive në Moskë dhe në moment atasheu ushtarak rus ka shkuar tek zyra e ministrit te Mbrojtjes Beqir Ballukut. Në kohën kur të e gjitha pjesa tjetër e partisë ishte në Rusi, Beqir Balluku ishte ai që komandante dhe atij është thënë, "nëse ata nuk kthehen, ne këtu mund ta rregullojmë situatën" , pra i tha që ta drejtonte ai vendin. Më sa më është thënë përgjigjja e tij ka qenë "të gjithë qytetarët rus që ndodhen në Shqipëri, do të vendosen pas murit, nëse shokëve të mi do t'u ndodhë gjë", tha Majko.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

'Më fal, nuk ia dola dot!' Policia gjen letrën e pedagogut amerikan në Tiranë që mbyti gruan e 2 qentë me litar e vari veten

'Më fal, nuk ia dola dot!' Policia gjen letrën e pedagogut amerikan në Tiranë që mbyti gruan e 2 qentë me litar e vari veten