Majko mbështet Veliajn për
Tiranën: Bashkë me të djeshmen

Majko mbështet Veliajn për<br />Tiranën: Bashkë me të djeshmen
TIRANE - Dy ditë pas zyrtarizimit si kandidat i majtë për Bashkinë e Tiranë, Erion Veliaj ka filluar menjëherë nga konsultat për organizimin e fushatës elektorale për garën e 21 Qershorit. Një takim të rëndësishëm këtë të shtunë, Veliaj e zhvilloi me deputetin e vjetër të Partisë  Socialiste Pandeli Majko.
 
Kafja e punës filloi në orën 10:00 të paradites dhe i pari që mbërriti ishte Erion Veliaj, ndërsa pak minuta pas tij vjen edhe ish-kryeministrit Majko. Burime nga takimi theksojnë se ishte një takim i fokusuar te organizimi i fushatës dhe marrja e mbështetjes nga gjithë strukturat e partisë, veçanërisht nga figurat e vjetra të së majtës.
 
Në një status në rrjetet social Facebook Erion Veliaj sqaron se asgjë nuk është rastësore dhe se po punon bashkërisht me brezin e vjetër në PS për fitoren e radhës të së majtës.
 
“Asgjë nuk vjen vetiu, gjithçka ka një histori kontributesh e punë! Me Pandin dhe Luanin për historinë dje dhe fitoren sot! Bashkë”, është statusi që ministri Veliaj shkroi në rrjetin social Facebook.

Njësia 5 në Tiranë që zoti Majko e drejton prej kohësh konsiderohet si një hambar votash për të majtën dhe një mbështetje maksimale ka domethënie të konsiderueshme për garën e Bashkisë Tiranë.
 
Nga fotoja e publikuar edhe në Facebook nga ministri Veliaj duket qartë që ka qenë i pranishëm edhe ish-deputeti dhe ministri i Brendshëm gjatë qeverisjen Nano Luan Hajdaraga, por edhe deputetja e Tiranës, Blerina Gjylameti, çka tregon se Veliaj do të punojë ngushtësisht edhe me personalitete të njohura të Partisë Socialiste.
 
veliaj

Dy protagonistët kryesorë të takimit nuk kanë dashur të japin asnjë koment për mediat, por janë drejtuar në këmbë drejt ambienteve të akademisë së Arteve, ku u zhvillua një tjetër takim për zgjedhjet e 21 qershorit.
 
Por edhe kandidati tjetër për Bashkinë Tiranë Halim Kosova, ka filluar fushatën, ai ndodhej vetëm pak metra larg zotit Veliaj, dhe ku së bashku me deputetet Tabaku po takonte banorë të Tiranë në kuadër të fushatës.

veliaj majko

erjon veliaj
pandeli majko

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Trump kthehet për fushatë në vendin ku iu bë atentati, Harris viziton zonat e prekura nga uragani Helene

Trump kthehet për fushatë në vendin ku iu bë atentati, Harris viziton zonat e prekura nga uragani Helene