TIRANE- Deputeti i PS-së, Pandeli Majko përfshihet në debatin nëse gjermani i fundit u largua nga Shqipëria më 29 Nëntor, apo  më 28 Nëntor siç pretendon Partia Demokratike.

Përmes një postimi në facebook, Majko kujton një takim të tij, kur ka qenë ministër i Mbrotjes me një këshilltar ushtarak gjerman dhe ky i fundi i kishte dhuruar një dokument të Shtabit të Përgjithshëm të të Ushtrisë gjermane gjatë Luftës së Dytë Botërore. Majko thotë se në dokument , i cili gjendet edhe në arkivat e Forcave të Armatosura Shqiptare, shkruhet se trupat gjermane janë larguar nga Shqipëria ne 29 nentor 1944. 

“Miq, gëzuar 29 Nëntorin, ditën e Çlirimit të Shqipërisë. Partizanët dhe gjermanët të cilët luftuan me njeri-tjetrin… thonë që dita çlirimit është 29 nentori. Ne të tjerët, duhet, ta respektojme historinë dhe gjakun e atyre që çliruan vendin.”- shkruan Majko.
majko facebook

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)