Majko: Nëse nuk votohet Reforma
në Drejtësi, shkojmë në zgjedhje

Majko: Nëse nuk votohet Reforma<br />në Drejtësi, shkojmë në zgjedhje
Edhe Deputeti tjetër socialist, Pandeli Majko ka folur për zgjedhje të parakohshme në Kongresin e partisë Socialiste, ku ka thënë se, nëse pamundësohet miratimi i Reformës në Drejtësi, vendi duhet të shkojë në zgjedhje.
 
Reforma në drejtësi është zgjedhje për Shqipërinë. Socialistët nuk do të drejtohen nga ekranet televizive. Nuk na falet që të konsumojmë bashkëfajësinë me një drejtësi si kjo e jona. Brenda sistemit flenë edhe problemet tona të qeverisjes. SfidA jonë ka të bëjë me korrupsionin dhe krimin. Nëse na pamundësojnë votimin në kuvend, atëherë nuk ka zgjidhje por zgjedhje. Nëse ka dyshues në rezultatin e zgjedhjeve, dua t’iu them se, këto zgjedhje do të jenë edhe referendum. Lufta për drejtësinë është beteja për të ardhmen e vendit tonë. Ju ftoj të bëjmë betejën për Shqipërinë” ka thënë Majko.
 
Ai ka shtuar se, nëse nuk do të vidhej vota, sot historia e Shqipërisë do ishte ndryshme,pasi vota e lirë dhe drejtësia janë shumë e rëndësishme.
 
Po ashtu, ai ka folur edhe për cështjen e votës së emigrantëve, ndërkohë që ka shtuar se, Tirana e Prishtina janë dy pole të rëndësishme për shqiptarët.

Redaksia Online
(F.T/shqiprtarja.com)
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Interi bën autokritikë pas humbjes në derbi, fiton 2-3 në Udine! Juventus kërkon tri pikët

Interi bën autokritikë pas humbjes në derbi, fiton 2-3 në Udine! Juventus kërkon tri pikët