Ndërsa diskutohet projekti më i rëndësishëm ekonomik i vitit të ardhshëm buxheti 2016 edhe në radhët e maxhorancës u shfaqën qëndrime të ndryshme për të ardhmen e ekonomisë në vend. Ish-kryeministri Pandeli Majko foli për ditë të vështira e kjo u hodh poshtë nga ministri i Ekonomisë Arben Ahmetaj

"Po vijnë kohë te vështira, ndaj bëji mirë llogaritë dhe për këtë ke gjithë mbështetjen time. Sa i takon revolucionit, në sallëb ku bëri Kongresin Ramiz Alia s mund të lindin revolucione"- tha Majko

Ndërkohë i menjëhershëm ka qënë reagimi i ministrit Ahmetaj i cili u shpreh: "Unë i them zotit Majko që kohët e vështira kaluan, vijnë kohë pak më të mira se këto që kaluan"

Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)