Majko: Nuk ka “Grand kafe”, turpi
më i madh është “Grand lagje”

Majko: Nuk ka “Grand kafe”, turpi<br />më i madh është “Grand lagje”
Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko ka komentuar sot protestën e mbajtur prej disa ditësh nga përfaqësues të Shoqërisë Civile dhe Partisë Demokratike, për “Grand kafenë” që u tha se do ndërtohej tek parku i fëmijëve tek Liqeni Artificial.

Duke sugjeruar kryebashkiakun Veliaj që të flasë, ndonëse ky është një debat shterrues, sakohë që “Grand kafe” nuk do të ndërtohet, ai i rikujton protestuesve, sidomos atyre të PD-së, “Grand lagjen” që është tek liqeni e që u ndërtua nga ata që sot po ngrenë zërin kundër një parku për fëmijët.

Duke folur në rrjetin social “Facebook”, Majko ka theksuar se, kjo “Grand lagje”  betonizues buzë liqenit është e turpshme.

Ja mesazhi i plotë i Pandeli Majkos në Facebook

Kujtesë dashamirëse për ata që protestojnë sot për ndërtimin e supozuar të një “Grand kafe” në parkun e liqenit të Tiranës. Deklarata e kryetarit të Bashkisë së Tiranës se nuk do të ketë asnjë ndërtim “Grand kafeje” në parkun e fëmijve për të cilën është protestuar duket shterruese. 
Gjithsesi, ajo që mbetet është “Grand Lagjia” e turpshme e betonit buzë liqenit si pjesa e dukshme e papërgjegjshmërisë sonë ndaj ambjentit…
Tirane 24 shkurt 2016


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Skënder Minxhozi: Salianji i shpëtoi faqen PD (dhe vetes)

Skënder Minxhozi: Salianji i shpëtoi faqen PD (dhe vetes)