Majko: Pa reformën në drejtësi
shkojmë në zgjedhje të parakohshme

Majko: Pa reformën në drejtësi<br />shkojmë në zgjedhje të parakohshme
Ish-kryeministri njëherësh një ndër zyrtarët më të lartë socialistë, deputeti Pandeli Majko ka qenë shumë i ashpër në lidhje me pasojat që do të ketë shoqëria shqiptare nëse nuk miratohet reforma në drejtësi, shansi i të cilës është sot në tavolinën e Komisionit të Posaçëm Parlamentar.
 
Për të është shumë  i rëndësishëm kompromisi, ndryshe zgjidhja duhet të gjendet përmes zgjedhjeve të parakohshme.
 
Majko këmbëngul se mosmiratimi i reformës në drejtësi bllokon integrimin dhe vendi mund të hyjë në një ‘karantinë’ 3 vjeçare ndërkohë që shoqëria shqiptare mund të degradojë në një shoqëri mafioze.
 
“Sot “Dita D” e Reformës së Drejtësisë.
 
Në se nuk duan kompromisin që kemi ofruar dhe ofrojmë.
 
Në se nuk pranojnë të shkojmë me alternativa në popull që ai të vendosë me referendum.
 
Në se nuk do të pranohen sot zgjidhjet e ofruara nga ekspertiza ndërkombëtare.
 
Në se njëra nga këto alternativa nuk ndodh… Shkojmë drejt Zgjedhjeve të Parakohshme pa zgjidhje. Shqipëria hyn në “karantinë” mbi 3 vjeçare si shtet i dështuar. Rrugët e integrimit europian të vendit mbyllen. Shoqëria shqiptare do të degradojë në një shoqëri mafioze me apo pa Partinë Socialiste në pushtet.
 
Përballë këtij realiteti cinik shpresoj të marrë fund alternativa opozitare se partitë duhet të emërojnë dhe kontrollojnë gjykatësit dhe prokurorët.
 
Në se reforma nuk votohet për këtë arsye atëherë më mirë një dështim se sa një mashtrim.
 
Të “kapësh” Shqipërinë me arsyetimin se të tjerë duan të “kapin” drejtësinë është një kalkulim i gabuar politik.
 
Një Shqipëri e dështuar dhe pronë e politikanëve është një eksperiment i provuar në historinë e vendit tonë.
 
Shpresoj deri në fund për kompromisin. Shqipërisë i kemi borxh të ardhmen. Zoti na ndihmoftë!”, shkruan Majko në një postim në faqen e tij në Facebook. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ministri i Financave mbledh këshillin tatimor: Në fokus goditja e nëndeklarimit të pagave! Me inteligjencë artificiale do të godasim evazionin

Ministri i Financave mbledh këshillin tatimor: Në fokus goditja e nëndeklarimit të pagave! Me inteligjencë artificiale do të godasim evazionin