TIRANË - Pandeli Majko, kryesuesi i listës për qarkun e Tiranës së bashku me kandidatin socialist, Xhemal Qefalia kanë qenë në Këndin e Fjalës, të zhvilluar me banorë të komunës Qesarakë.
Një apel ka pasur Pandeli Majko për të gjithë banorët e fshatrave, ku pala tjetër është duke shfrytëzuar varfërinë për të blerë votën e njerëzve që, siç tha ai vetë, qeveria e Berishës i ka lënë të varfër, të papunë dhe me toka djerrë. Majko u ka bërë apel të gjithëve të reflektojnë për një ndryshim themelor në jetën e tyre.
“Të gjithë ata që janë të dyzuar, që janë këtu ose na dëgjojnë në distancë, dua të mbani mend këto fjali: Shkon tek spitali se ke hall e je sëmurë ti ose një familjari i yti, të kërkojnë lekë. Shko në hipotekë për të regjistruar pronën, të kërkojnë lekë. Shkon se do të rregullosh në punë djalin ose vajzën, të kërkojnë lekë. Thuajse në çdo derë shteti që troket sot, të kërkojnë lekë. Ama një herë në katër vjet të trokasin në mes të natës dhe të thonë: “A do lekë?”, u shpreh Majko.
Majko tha se këto nuk janë zgjedhje të zakonshme. Ato janë të jashtëzakonshme; kanë në brendësi mesazhin e ndarjes së një epoke me një tjetër. “Këto zgjedhje - tha Majko - janë të rëndësishme njësoj si ato të vitit ’92”.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com