Majko: Rugova ‘tradhtar’ aq sa
 Klosi luftoi me armë në dorë 

Majko: Rugova ‘tradhtar’ aq sa<br /> Klosi luftoi me armë në dorë 
Ish kryeministri Pandeli Majko ka reaguar sot pas deklaratave të Fatos Klosit për një ‘bashkëpunim’ të ish-Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova me Serbinë.
 
Në një status në rrjetin social Facebook, Majko shkruan “Lexova ne media qe “veterani” i Luftes se Kosoves, Fatos Klosi ka fyer jo vetem Presidentin e nderuar Rugova. Që Ibrahim Rugova te kete qene “tradhetar” i Kosoves, kjo eshte po aq e vertete sa Klosi te kete luftuar me arme ne dore”.
 
Sipas tij “sot Kosova dhe publiku shqiptar duhet te pergatiten per Gjykaten Speciale Nderkombetare. Ajo do te gjykoje protagonistet e Luftes se shqiptareve. Kjo eshte padyshim nje ngjarje e rende. Te gjithe duhet te jemi ne krah te UCK, drejtuesve te saj dhe pastertise se kauzes se lirise se Kosoves per te cilet u flijuan heronjte e vertete te Kosoves. Sa me i percare qe te jete faktori shqiptar aq me e rende do te jete goditja. Kjo dhe te tjera, jane arsyeja qe mendoj se debatet shterpe me “heronj” dhe “tradhetare” per Luften e Kosoves jane ne kohen dhe vendin me te keq per momentin qe kalon Kosova dhe shqiptaret ne rajon. Shpresoj te jete rastësi” 



Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Netanjahu: Marrim hak ndaj Iranit, e kemi këtë të drejtë! Izraeli sulm në një xhami në Gaza, të paktën 21 të vrarë! Demonstrata për 7 tetorin

Netanjahu: Marrim hak ndaj Iranit, e kemi këtë të drejtë! Izraeli sulm në një xhami në Gaza, të paktën 21 të vrarë! Demonstrata për 7 tetorin