Ish-kryeministri Pandeli Majko e ka cilësuar plagosjen e deputetit demokrat Azem Hajdari brenda ambienteve të kuvendit, si ditën më të vështirë të parlamentit.
 
Në 25 vjetorin e parlamentit pluralist, Majko teksa përmendi momentet kyçe të zhvillimit të këtij institucioni tha se vrasja e Azem Hajdarit meku politikën.
 
"Plagosja e Azem Hajdarit brenda ambienteve të kuvendit ishte një ditë e vështirë. Vrasja e  tij më pas ishte një ditë kur politika u mek," tha Majko.
 
Në fjalën e tij Majko përmendi edhe Jozefina Topallin si gruaja e parë që u ul në krye të parlamentit si dhe Ilir Metën, si "dikush që u rrit brenda parlamentit".
 
Brenda parlamentit tha Majko u shfaqën karakteret e para në pluralizëm si Meksi, Berisha dhe Nano.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)