Deputeti i Partisë Socialiste dhe ish-kryeministri shqiptar, Pandeli Majko, ka përshëndetur marrëveshjen e arritur në Maqedoni në mes të shqiptarëve dhe Nikolla Gruevskit.

Ky i fundit ka pranuar të gjitha kushtet e shqiptarëve për ta formuar qeverinë, përfshirë edhe zyrtarizmin e gjuhës shqipe.

Majko e ka cilësuar këtë si aktin më të rëndësishëm pas Marrëveshjes së Ohrit.

Në Maqedoni pranohet gjuha shqipe si gjuhë zyrtare. Ky është akti më i rëndësishëm pas Marrëveshjes së Ohrit”, shkruan Majko në profilin e tij të Facebook. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com