Majlinda Bregu:Lidhja e mafiozit
me Gjeçaj dhe ministren

TIRANE-  Problematika e bizneseve të Gjeçajt me drejtësinë filloi pas arrestimit në Vlorë të Albino Prudentinos, anëtar i "Sacra Corona Unita", më 29 shtator 2010. Djali i tij Angelo shiti një ditë më pas aksionet e veta në "Betting System Albania". Në këtë shoqëri kanë kapital e aksione edhe shtetasit Francesko Fornelli, Giuseppe Palma dhe Ventigjar Kaçi. Sipas burimeve, Angelo Prudentino në këtë shoqëri zotëron 90 mijë aksione, me përqindje në kapital 4500 dhe kontribut në para 90 milionë. Ndërkohë, në shoqërinë "Casino Italia", e kërkuar për konfiskim, Angelo Prudentino zotëron 60 për qind kontribute dhe 50 për qind pjesëmarrje. Po sipas Prokurorisë, në shoqërinë "Beting System Albania", aksione zotëron edhe biznesmeni shqiptar Ervis Gjeçaj, kunati i ministres së Integrimit, Majlinda Bregu. Ai ka shumat 5 mijë aksione dhe përqindje kapitali,5 mijë. Në të njëjtin biznes, italiani Giuseppe Palma zotëron numrin e aksioneve 3 mijë dhe kontribut në para 60 milionë. Në të njëjtën shoqëri figuron aksioner edhe shtetasi shqiptar Gani Baku. Skandali i lidhjes së Prudentinos me dy shtetasit Shqiptar u shtri deri tek ministria e Integrimit Majlinda Bregu, pasi dy shqiptarët ishin njerëz të afërm të famlijes Bregu.
eq/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi