Majlinda Bregu: Po të ishte gjallë
Sokol Olldashi, PD do ishte ndryshe

Majlinda Bregu: Po të ishte gjallë<br />Sokol Olldashi, PD do ishte ndryshe
Deputetja e Partisë Demokratike dhe ish-ministrja e integrimit, Majlinda Bregu, ka qenë dje e ftuar në një emision  “6 Dite pa Ermalin” në Digitalb.

Ajo ka folur për aktualitetin politik dhe gjendjen në Partinë Demokratike në një bisedë të shoqëruar me mjaft humor.

Por emisioni ka pasur edhe një artikulim të fortë politik. Ajo tha se “Po të ishte gjallë, Sokol Olldashi, PD-ja do të ishte ndryshe”, u shpreh Bregu, një nga ish-miket më të ngushta të të ndjerit Olldashi.

Bregu jep një sinjal se deputetët e njohin situatën e vërtetë që po kalon PD dhe opozita, gjendjen kritike në të cilën ndodhet ajo kur prej më shumë se 2 vjet e 6-muajsh drejtohet nga Lulzim Basha.

Jo pa qëllim, në disa mbledhje të grupit parlamentar të PD, Bregu dhe Basha janë përplasur më shumë se njëherë për çështje parimore në mënyrën e drejtimit të PD-së dhe opozitës në tërësi. 

Redaksia Online
 

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

10 kuriozitete rreth Krishtlindjes të zgjedhura nga National Geographic

10 kuriozitete rreth Krishtlindjes të zgjedhura nga National Geographic