TIRANË - Ish-ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu ka qenë e para që ka dhënë një deklaratë në emër të opozitës pas bërjes publike të rezultateve kryesore të raportit për të marrë vendimin për statusin kandidat.
“Kemi thënë që ditën e parë që statusi i vendit kandidat është i vonuar për Shqipërinë dhe duhet të merret patjetër në muajin qershor”- tha deputetja e PD, Bregu.
“Jemi ndjerë shumë mirë sëbashku me koleget e mi të opozitës që në raport vlerësohej puna, arritjet, përpjekjet, reformat e ndërmarra gjatë 8 viteve të qeverisjes tonë gjë që do të thotë që qeveria e re nuk ka pse të jetë xheloze se ka vetëm 8 muaj në pushtet” -shtoi Bregu
Majlinda Bregu ka vlerësuar se “Vendimi i merituar i marrjes së statusit kandidat në qershor është një vendim i cili jo vetëm i duhet Shqipërisë, i duhet të gjithë shqiptarëve sepse e kanë merituar atë vendim me kohë.”-tha ajo duke theksuar se “Le të urojmë të gjithë që ky qershor ta konfirmojë këtë vendim pozitiv dhe të mos ngelet me kaq, por hapat e mëtejshëm të procesit për aq sa janë me shumë sfida të kthejnë vëmendjen dhe monitorimin te respektimi i ligjit në Shqipëri, i kushtetutës i institucioneve të pavarura.”
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com