Majlinda Kelmendi fiton medaljen e artë në Lojërat Evropiane në Minsk

Majlinda Kelmendi fiton medaljen e artë në Lojërat Evropiane në Minsk

Majlinda Kelmendi ka fituar medaljen e artë në Lojërat Evropiane që po mbahen në Minsk të Bjellorusisë.

Xhudistja nga Kosova, ka fituar medaljen e artë në kategorinë deri 52 kilogram, pas fitores në finale ndaj xhudistes nga Rusia, Natalia Kuziutina. Kelmendi është kampione botërore dhe olimpike në xhudo.

Në Lojërat Evropiane në Minsk, Kosova përfaqësohet me 12 sportistë, ku xhudo ishte sporti nga i cili Kosova edhe priste medalje.

Trajneri i Kosovës në xhudo, Driton Kuka ka postuar ne rrjetete sociale një mesazh i shoqëruar nga kampionia, Kelmendi.

"Lojërat Evropiane Minsk 2019! Majlinda e artë. Në finale luftë e fortë me Rusen Kuzjutina . Pas pak garon Nora në finale prapë me Ruse! Kosova mbi të gjitha - Gjithandej nëpër Botë!" shkruan ai. /REL/

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • stavri: 24/06/2019 00:49

    Bravo vajze nderove kosoven dhe kombin shqiptar .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Aktivitetet kulturore/ ‘Arrëthyesi’, baleti emblematik i Krishtlindjes te Opera, dy shfaqje teatrore

Aktivitetet kulturore/ ‘Arrëthyesi’, baleti emblematik i Krishtlindjes te Opera, dy shfaqje teatrore