Majlinda Kelmendi, xhudistja
kosovare zë vendin e pestë në Paris

Majlinda Kelmendi, xhudistja <br />kosovare zë vendin e pestë në Paris
Xhudistja kosovare Majlinda Kelmendi ka përfunduar sërish e pesta në turneun "Grand Slam" që po mbahet në Paris, raporton sot Koha Ditore. Kelmendi garoi të shtunën në kategorinë deri 52 kg, ndërsa pati dy fitore e një humbje. Kelmendi në Paris e pesta kishte përfunduar edhe vitin e kaluar.

Ajo të shtunën e fitoi luftën e parë për më pak se një minutë duke e hedhur kundërshtaren e vet me "Ippon". Luftën e parë, xhudistja pejane e zhvilloi në kuadër të xhiros së dytë, pasi rezultatet e deritashme i kanë mundësuar që rrethin e parë ta kalonte pa luftë. Kundërshtarja e parë e Kelmendit ishte argjentinasja Oritia Gonzalez.

Në luftën e dytë Kelmendi (20) mundi gjermanen Romi Tarangul me një "Yuko" të cilën e fitoi pas dy vërejtjeve ndaj gjermanes dhe me një Waza-ari".

Në luftën e tretë, Kelmendi filloi shumë mirë, duke udhëhequr me një "Yuko" ndaj spanjolles Ana Carrascosa. Majlinda vazhdoi të luftonte mirë dhe të dominonte deri dy minuta para fundit. Më pas ajo bëri një shkelje të rregullave që sipas gjyqtarëve ka qenë lëvizje për diskualifikim.

"Këto gjëra tregojnë se sa vështirë është të bëhesh sportist kulmor dhe të humbësh luftën e fituar. Kjo është sikur kartoni i kuq në futboll, i cili gjithmonë mund të diskutohet", ka thënë Agron Kuka, kryetar Federatës së Xhudos të Kosovës, i cili ndoqi meçin nga salla ne Paris.

"Paraqitja e Majlindës në këtë garë është për çdo respekt. Ajo ka treguar se është në mesin e xhudisteve më të mira në kategorinë e saj. Gabimet e tilla ndodhin në çdo sport, por duhet të pajtohemi me këtë fat. Edhe pse pa medalje Majlinda është e ranguar e pesta në këtë turne. Po të kishte fituar këtë garë do të ngrihej në pozitën e tretë në ranglistën botërore. E vërteta është se Majlinda gjithsesi mundet edhe më shumë", ka shtuar Kuka.

Në garën "Grand Slam" në Paris kanë marrë pjesë xhudistet më të mira në botë. Një konkurrencë e këtillë pritet edhe në Olimpiadë. Kampione në kategorinë deri 52 kg doli japonezja Yuka Nishida që në finale mposhti mongolezen Bundmaa Munkhbaatar.

Kelmendi aktualisht është e pesta në renditjen botërore, kurse në renditjen olimpike është e katërta. Ajo tashmë ka siguruar normën për paraqitje në LO "Londra 2012".

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Gara për portin e ri tregtar në Porto Romano, fondi limit 392 milionë euro! Punimet fillojnë vitin e ardhshëm

Gara për portin e ri tregtar në Porto Romano, fondi limit 392 milionë euro! Punimet fillojnë vitin e ardhshëm