Majlinda Keta ne facebook:
Si punoi Rama kundër Nanos
Replikat Berisha- Rama per Nanon

Majlinda Keta ne facebook:<br />Si punoi Rama kundër Nanos<br />Replikat Berisha- Rama per Nanon
TIRANË – Majlinda Keta, ish kryetare e forumit të gruas socialiste mbështet kryeministrin Berisha se kryesocialisti Rama ka punuar për të rrëzuar kreun e atëhershëm te socialistëve, Fatos Nano.
Keta, në profilin e saj personal, në rrjetin social Facebook ka konfirmuar se është e gatshme ta vërtetojë këtë.
“Unë mund të të vërtetoj në çdo kohë përpjekjet e Edi Ramës për të rrëzuar Nanon nga pushteti. Ka edhe shumë njerëz të tjerë që kanë qenë dikur në PS, të cilët mund të vërtetojnë se si është munduar Rama t'i nxiste kundër Nanos”, shkruan Keta në Facebook.
Një ditë më parë, kryeministri Berisha, gjatë një takimi me studentë të universitetit public në Durrës, deklaroi se Rama ka punuar me demokratët për të larguar ish kryeministrin dhe liderin e asaj kohe të PS-së, Fatos Nano.

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Tiranë, kanosi dhe i kërkoi 200 mijë € ish-deputetit Vladimir Kosta, arrestohet 24 vjeçari

Tiranë, kanosi dhe i kërkoi 200 mijë € ish-deputetit Vladimir Kosta, arrestohet 24 vjeçari