"BRAZIL 2014" - Ndërsa Botërorit “Brazil 2014” po i vjen fundi, sonte luhet gjysmëfinalja e parë Brazil-Gjermani, risia më e re e sjellë nga A1 Report për Botërorin Brazil 2014 në emisionin “Pasdite me Botërorin”, nën moderatorët Andi Kapxhiu dhe Dorina Mema.

Majmuni Iva ka bërë edhe zgjedhjen e saj për fituesin e gjysmëfinales së parë mes ndeshjes Brazil-Gjermani duke parashikuar fitoren e vendasve.

Si gjithmonë Majmunit Iva i janë ofruar si gjithmonë dy banane, me flamujt e ekipeve, dhe zgjedhja e saj prezumon fituesin e ndeshjes, që do të thotë edhe kaluesin për në fazën tjetër. Këtë herë Majmuni Iva ka zgjedhur flamurin e Brazilit.


Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)