Majonezë, çokollata dhe pije freskuese të skaduara/ Gjobiten dy markete në Durrës

Majonezë, çokollata dhe pije freskuese të  skaduara/ Gjobiten dy markete në Durrës

Dy markete që operojnë në qytetin e Durrësit, në zonën e plazhit janë gjobitur nga AKU pasi rezultuan me një sërë shkeljesh. Bëhet fjalë për subjektin "Arben Braho" dhe "Ardit Lame" me aktivitet “Market”, të cilët janë gjobitur përkatësisht me nga 200 mijë lekë secili.

Siç njofton, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, marketi "Arben Braho" ushtronte aktivitetin në një ambient të pasistemuar me një pjesë të produkteve të vendosura në dyshemenë.

Gjithashtu konstatuan disa pije freskuese të skaduara, të cilat u bllokuan me urdhër të AKU si dhe disa produkte që nuk ishin të pajisur me etiketa në gjuhën shqipe, apo që nuk i dispononin ato fare për të cilat nga ana e subjektit pretendohej se ishte uthull dhe lëng limoni.

Ndërsa, nga kontrolli i ushtruar në subjektin “Ardit Lame”  rezultoi se librezat në lidhje me vërtetimin e gjendjes shëndetësore të punonjësve nuk disponoheshin, një pjesë e produkteve ushqimore të ambalazhuara paraprakisht. Ndërkohë, edhe ky market kishte produkte të sistemuara në dysheme, apo çfarë është më e keqja, shisnin salcë domate dhe majonezë të skaduara, duke u shndërruar në një rrezik serioz për turistët.

Ky kontroll u krye në prag të nisjes së sezonit turistik, ku Durrësi është një nga qytet më kryesore të Shqipërisë që grumbullon mijëra pushues gjatë verës.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 05/06/2019 19:28

    Shikoni tani të dërrmoni gjith fundërrinat në vijën bregdetare që nga Konispoli e tutje lart në Vermosh, që mund tu shesin turistëve qe shkojne per plazh, produkte të skaduar dhe kryesisht birra. Në Sarandë psh bëhet nami nëpër tavernat e vogla buzë detit. Birra Korona e skaduar prej 8 muajsh e lart. Dërrmojini!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat