Përbërësit:
- 1 pako kaneloni (makarona tub të mëdha)
- 100 gr djathë kaçkavall
- Gjalpë për lyerjen e tavës
Për mbushjen:
- 500 gr spinaq
- 300 gr gjizë
- 1 tufë kopër
- 2 vezë
- 2 lgj vaj ulliri
- Kripë, piper i zi, arrëmoskat
Për salcën beshamel:
- 1 litër qumësht
- 100 gr gjalpë
- 100 gr miell
- Kripë, arrëmoskat
Përgatitja:
Kaurdisim pak spinaqin në vaj ulliri derisa të ulet volumi. Shtojmë kripë, piper dhe e lëmë të ftohet. Më pas e përziejmë me gjizën, koprën, vezët dhe djathin e bardhë. Përgatisim beshamelin, shkrijmë gjalpin në një tenxhere, shtojmë miellin dhe e përziejemë me lugë druri derisa të marrë ngjyrë të artë të lehtë. Shtojmë gradualisht qumështin duke e përzier vazhdimisht që të mos formojë kokrriza. Rregullojmë shijen me kripë, piper dhe pak arrëmoskat. Mbushim tubat e makaronave me masën e spinaqit me një lugë të vogël ose qese pastiçerie. I vendosim në tavë të lyer me pak gjalpë, sipër hedhim salcën beshamel dhe në fund djathin e grirë kaçkavall. E vendosim tavën në furrë të parangrohur në 190°C për 30–35 minuta, derisa të marrë ngjyrë të artë.
Komente












