Një i mitur i cili po ecte me biçikletë është aksidentuar nga një automjet. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, rreth orës 17:53, në rrugën “Kosova”, në Kamëz.

Sipas policisë mjeti me drejtues M.H, ka aksidentuar biçiklistin e mitur me iniciale O.D., 10 vjeç, i cili u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin​ e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.