Tiranë-Katër persona kanë shpëtuar për mrekulli nga vdekja, pasi makina ku po udhëtonin doli nga rruga duke përfunduar rreth 30 metra në humnerë në Qafë Priskë.
Nga aksidenti ka mbetur i plagosur vetëm drejtuesi, i cili është nxjerrë nga makina nga zjarrfikësja, ndërsa tre pasagjerët kanë arritur që të dalin vetë nga automati duke lajmëruar më pas policinë për ndihmë.
Sipas të dhënave të policisë, makina tip ‘Volkswagen’ me targë TR0642P e drejtuar nga 28-vjeçari me inicialet J. S. ka dalë nga rruga duke rënë në humnerë në Qafë Priskë rreth orës 19:20 të mbrëmjes së sotme.
I plagosuri është dërguar në spital me ambulancë, ndërsa nën kujdesin e mjekëve ndodhen dhe 3 pasagjerët e mjetit, të cilët kanë marrë dëmtime të lehta, por jashtë rrezikut për jetën.
Katër personat e përfshirë në aksident po ktheheshin nga Dajti, ndërsa shkak i aksidentit mendohet se ka qenë shpejtësia e lëvizjes dhe mosnjohja e terrenit.
[gallery]19891[/gallery]
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

FOTO