Gjirokastër/ Kamioni bie në humnerë pranë tunelit të Skërficës, shpërthen në flakë, humb jetën shoferi ukrainas (VIDEO)

GJIROKASTËR - Një aksident është shënuar afër tunelit të Skërficës, në aksin Kardhiq-Delvinë. Një kamion me targa BO 5036EI/BE 2979 XM, i ngarkuar me çimento ka dalë nga rruga dhe është rrëzuar në humnerë duke marrë flakë.

Ngjarja ka ndodhur sapo del nga tuneli i Skërficës në krahun e Gjirokastrës. Report TV ka siguruar videon ku duket kamioni nën flakë. 

Burime nga forcat zjarrfikëse dhe policore në vendngjarje konfirmojnë se drejtuesi i mjetit, shtetas ukrainas Andriu Khrustalov, 31 vjeç ka humbur jetën. Ai po transportonte çimenton në momentin kur pësoi aksidentin fatal. Policia thotë se një grup hetimor është në vendngjarje dhe po zbardh rrethanat e aksidentit. 

"Gjirokastër/Informacion paraprak

Rreth orës 16:20, në aksin rrugor Kardhiq-Delvinë, në afërsi të tunelit të Skërficës, shtetasi A. M., 31 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit tip kamion me të cilin po transportonte çimento. Për pasojë, mjeti ka dalë nga rruga dhe është përfshirë nga flakët.   

Për shkak të dëmtimeve, shtetasi A. M. ka humbur jetën.    

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.",  thuhet në njoftimin e policisë.

Lajmi në përditësim...

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Boba: 27/02/2024 17:42

    Rest in peace

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?



×

Lajmi i fundit

Vulin i sanksionuar nga SHBA, pjesë e qeverisë së re të Serbisë

Vulin i sanksionuar nga SHBA, pjesë e qeverisë së re të Serbisë