Një aksident i pazakontë është regjistruar sot në Gramsh, ku një automjet ka rënë në liqen siç tregon edhe kjo foto e siguruara nga Report TV

Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e zjarrfikëses dhe ambulanca.

Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i mjetit është nxjerrë i gjallë dhe është transportuar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Mësohet se makina ka rënë në një pjesë të cekët të liqenit, çka ka shmangur pasoja më të rënda.

Ndërkohë, policia po punon për të sqaruar rrethanat e aksidentit.