Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Elbasanit, ku mjeti tip BMW është përplasur me një taksi.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në parkun Rinia të qytetit, ndërsa si pasojë ka mbetur i plagosur lehtë drejtuesi i mjetit BMW, i cili u dërgua në spital për ndihmë mjekësore.  

Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Foto nga aksidenti